🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,753 ▼0.06%
DOW 53,976 ▼0.11%
NASDAQ 26,605 ▼0.32%
NAFTA 82.13 ▲0%
ARI 4,451 ▲0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $64,015 ▼ -1.87% ETH $1,877 ▼ -2.76% XRP $1.0120 ▼ -2.97% SOL $76.2100 ▼ -1.63%
S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.13 ▲0 % ARI 4,451 ▲0.71 % S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.13 ▲0 % ARI 4,451 ▲0.71 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
11 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Qytetarët rrezikojnë jetën në kalimin ilegal në “Bit Pazar”, autoritetet paralajmërojnë mbylljen dhe prishjen e tij

I bien më shkurt, por e rrezikojnë jetën!

I bien më shkurt, por e rrezikojnë jetën!

“Përderisa mbikalimi mbetet i pashfrytëzuar këtu në Bit Pazar, qytetarët shfrytëzojnë këtë pjesë ilegale ku nuk ka vizë-bardha dhe rrezikojnë jetën e tyre. Ndërkaq, autoritet zotohen se do ta bëjnë eliminimin e kësaj ure, por edhe mbylljen e kësaj zhardinjere”, Adnan Qaili, gazetar.

Kalimtarët në Bulevardin “Kërste Misirkov” tek ura e Bit Pazarit nuk e përdorin mbikalimin. Ai madje ka mbetur i pa mirëmbajtur, i mbushur me mbeturina dhe është shndërruar në tualet publik. Askush nuk i ngjet shkallët, ndërsa lifti ka vite që nuk funksionon. Qytetarët thonë se ai duhet të rrënohet.

“Nuk e shfrytëzojnë sepse nuk kanë edukatë se ura është shumë e mirë e ndërtuar për neve me kalu andej, e di që ka pas edhe lift por nuk punon, por na nuk jemi mjaft të edukuar se ura është për ne. A kjo është këtu gabim që është qelë, nuk e di sa vetë deri janë shtypur nga makinat veç se kjo nuk është në rregull, të rrimë shtremb e të flasim drejtë.”

Disa të tjerë thonë se ky kalimi ilegal i bulevardit ka qenë shpeshherë pikë tragjike e aksidenteve në trafik, ku janë shtypur këmbësorët. Por, edhe ngarkesa në trafik bëhet e padurueshme nga kalimtarët.

“Duhet të shfrytëzohet më mirë ura sesa ky kalim. A rrezikohet jeta e qytetarëve duke kaluar këtu që nuk vizë-bardha? Ose duhet të mbyllet ose të vendosin vija të bardha! Përndryshe mund të ndodhin aksidente, por ka ndodh që kanë shtypur shumë kalimtarë këmbësorë, me biçikleta e motoçikleta. A duhet të mirëmbahet mbikalimi? Po duhet të mirëmbahet por qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se gjatë javës që lamë pas takimi ndër komunal me Komunën e Çairit ka qenë frytdhënës dhe kanë bërë një plan operativ për largimin e plotë të atij mbikalimi. Kryetari Orce Gjeorgjievski tha se pas heqjes së urës së këmbësorëve, do të mbyllet komplet edhe kalimi ilegale.

“Gjatë disa ditëve në vijim do të hyjmë me prishjen e disa objekteve në të zezë, unë thashë se ato procese do të zhvillohen paralelisht, do të shkatërrohen të gjitha objektet pa leje që janë atje dhe pastaj do të mbyllet edhe kalimi ilegal. Kishte kërkesë të qytetarëve nga ajo pjesë e qytetit që ta legalizojmë atë kalim, por jemi të përcaktuar kategorikisht që atë kalim ilegal duhet ta mbyllim për sigurinë e këmbësorëve është më mirë, por edhe për ata që janë shfrytëzues të automjeteve”, tha Orce Gjeorgjievski.

Edhe kreu i Çairit Izet Mexhiti, gjatë fushatës parazgjedhore për kryetar të komunës e pati premtim që do ta largojë atë mbikalim të pashfrytëzuar dhe vendosja e vendkalimit zyrtar me semaforë. Madje ai tha se komuna nuk ka shpenzuar asnjë denarë për ndërtim pasi që është dhënë si kompensim për hapësira reklamuese të një agjencie të marketingut. Edhe na Shoqata e tezgaxhinjve të Bit Pazarit dhe të Esnafit të Çarshisë thonë se ai kalim ilegal më tepër shkakton kaos se sa që shërben për të mirë. /tv21

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.