☁️
Tiranë 13°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,586 ▲0.59%
DOW 51,858 ▼0.24%
NASDAQ 25,436 ▲1.08%
NAFTA 95.76 ▼0.73%
ARI 3,947 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,656 ▲ +0.03% ETH $2,298 ▲ +0.91% XRP $1.2787 ▲ +2.26% SOL $93.5000 ▼ -0.14%
S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,858 ▼0.24 % NASDAQ 25,436 ▲1.08 % NAFTA 95.76 ▼0.73 % ARI 3,947 ▼0.58 % S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,858 ▼0.24 % NASDAQ 25,436 ▲1.08 % NAFTA 95.76 ▼0.73 % ARI 3,947 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Qyteti i Shkupit bëhet me Qendër për qëndrim ditor për personat me invaliditet prej mbi 14 vjeç

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski informon se për herë të parë Shkupi u bë me Qendër për qëndrim ditor për personat me invaliditet nga 14 vjeç e lart.

“Sot, së bashku me ministrin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Gjoko Velkovski, në hapësirat e QKM-së e hapëm Qendrën për qëndrim ditor për pesonat me invaliditet nga mosha 14 vjeç e tutje. Ky është vendi në të cilin do të ketë siguri, kujdes, mirëkuptim dhe ngrohtësi. Vend në të cilin çdo njeri do të pranohet ashtu siç është, me aftësitë, dëshirat, nevojat dhe potencialet e tij. Obligimi ynë si shoqëri nuk është vetëm të flasim për barazinë, por ta krijojmë atë në jetën reale”, tha Gjorgjievski në një postim në Fejsbuk.Në këtë Qendër, siç thekson ai, përfituesit do të marrin mbështetje psikologjike dhe profesionale, do të marrin pjesë në aktivitete edukative, krijuese dhe rekreative, do të zhvillojnë aftësi praktike dhe jetësore, do të krijojnë miqësi, do të komunikojnë dhe hap pas hapi do të ndërtojnë pavarësinë dhe vetëbesimin e tyre.

“Por kjo Qendër është e rëndësishme edhe për familjet e tyre. Për prindërit dhe kujdestarët që mbajnë dashuri, kujdes dhe përgjegjësi të madhe çdo ditë, ne duam të jemi një mbështetje e vërtetë. Le t’u bëjmë të ditur se të dashurit e tyre janë në duar të sigurta, në një mjedis ku ata respektohen, mbrohen dhe inkurajohen të përparojnë. Askush nuk duhet të ndihet i harruar, i lënë mënjanë ose më pak i vlefshëm. Shkupi duhet të jetë një qytet që mbron njerëzit e tij. Një qytet që ndihmon. Një qytet në të cilin dallimet nuk na ndajnë, por na bëjnë më njerëzorë dhe më të fortë”, thotë ai.

Gjorgjievski thekson se fokusi i Qytetit të Shkupit nuk do të jetë te kufizimet, por te mundësitë, talenti dhe aftësitë e personit.“Kjo Qendër do të jetë shumë më tepër sesa një vend për jetesë të përditshme. Do të jetë një vend për socializim, mësim, zhvillim, mbështetje, miqësi dhe fitore të reja. Një vend ku çdo person do të dijë se i përket dikujt. Sepse Shkupi është një shtëpi për të gjithë. Dhe është detyra jonë ta bëjmë atë shtëpi të sigurt, dinjitoze dhe të mbushur me kujdes për secilin prej banorëve të saj”, theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Gjorgjievski.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.