Ra nga skela gjatë punimeve, humb jetën 49-vjeçari shqiptar në Greqi
Një 49-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pas një incidenti në punë në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se punëtori ra nga skela në boshllëk gjatë punimeve në zonën e Kato Kamilës në Serres.
Ai fatkeqësisht nuk iu mbijetoi plagëve të marra pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në Spitalin e Përgjithshëm të Serres.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur, në rrethana ende të paqarta, rreth orës 11:30 të mëngjesit. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.