🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 28 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
₿ CRYPTO
BTC $59,257 ▼ -3.74% ETH $1,649 ▼ -4.3% XRP $0.9404 ▼ -3.33% SOL $70.9500 ▼ -3.01%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
28 Nën 2026
Breaking
Arte

Radio Tirana, 88 vjet nga nisja e transmetimeve të para

– Radio Tirana shënon sot 88-vjetorin e themelimit, një ngjarje që shënoi fillimin e historisë së transmetimeve radiofonike në Shqipëri dhe një etapë të rëndësishme në zhvillimin e medias shqiptare.

Më 28 nëntor 1938, në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Radio Tirana nisi zyrtarisht transmetimet, duke hapur një kapitull të ri në komunikimin publik, informimin dhe përhapjen e kulturës shqiptare.

Përgjatë gati nëntë dekadave, Radio Tirana ka qenë dëshmitare e transformimeve të mëdha politike, shoqërore dhe kulturore të vendit, duke pasqyruar ngjarjet që kanë shënuar historinë moderne të Shqipërisë.

Përmes emisioneve informative, kulturore, artistike dhe edukative, ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e gjuhës shqipe, letërsisë, muzikës dhe trashëgimisë kulturore kombëtare.

Historia e Radio Tiranës pasqyron edhe ndryshimet e sistemeve politike në vend, nga periudha e monarkisë dhe vitet e Luftës së Dytë Botërore, te dekadat e kontrollit ideologjik gjatë regjimit komunist dhe transformimi në një transmetues publik pas viteve ’90.

Arkivi i saj zanor përbën një pasuri të veçantë dokumentare, ku ruhen regjistrime historike, interpretime artistike, intervista dhe zëra të personaliteteve të jetës publike e kulturore shqiptare.

Sot, pjesë e Radio Televizionit Shqiptar, Radio Tirana ushtron veprimtarinë e saj në një peizazh mediatik të transformuar nga teknologjia dhe platformat digjitale.

Pas 88 vjetësh, Radio Tirana mbetet një nga institucionet më jetëgjata të medias shqiptare dhe një pjesë e rëndësishme e kujtesës kolektive të vendit.

Foto nga Arkivi i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.