🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 28 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
₿ CRYPTO
BTC $59,257 ▼ -3.74% ETH $1,649 ▼ -4.3% XRP $0.9404 ▼ -3.33% SOL $70.9500 ▼ -3.01%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
28 Nën 2026
Breaking
Kronika

Paditi Veliajn dhe zyrtarë të tjerë në SPAK, denoncuesi Nesti Angoni fshihet pas emrit të Monika Sojlit

Disa letra postare dhe e-maile elektronike kanë mbërritur në Prokurorinë e Posaçme SPAK, nga një emër i vetëm i quajtur Nesti Perikli Angoni, i cili informon për detaje konkrete të pasurive dhe korrupsionit të zyrtarëve të qeverisë.

Ajo që e bëri të famshëm këtë personazh misterioz ishte rasti i denoncimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, ku informacionet e Nesti Perikli Angonit shërbyen si indicia kryesore për nisjen e hetimit penal ndaj Erjon Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës.

Por pas kësaj çështjeje dhe famës së marrë në publik, denoncimet e Nesti Perikli Angonit u shtuan në adresë të SPAK-ut, duke denoncuar jo vetëm Veliajn, por edhe zyrtarë të tjerë të qeverisë shqiptare.

Gazetari Elton Qyno ka investiguar rastin përmes dokumenteve konkrete, duke zbuluar se Nesti Perikli Angoni është një person që nuk ekziston, i cili fshihet pas një emri tjetër gruaje të quajtur Monika Sojli.

Por edhe kjo e fundit, pra Monika Sojli, nuk ekziston në Regjistrin e Gjendjes Civile të Shqipërisë. Monika Sojli është një personazh i krijuar si imazh i prezantimit të një karte biometrike nga një kompani private që kishte koncesionin e kartave të ID-së dhe pasaportave biometrike.

Nesti Perikli Angoni ka marrë këtë mostër karte biometrike të shtetases anonime Monika Sojli dhe më pas ka dërguar e-maile dhe letra, duke u identifikuar përmes kësaj shtetaseje.

Një lëvizje të tillë, anonimi Nesti Angoni e ka kryer në disa raste. I tillë është edhe e-maili i dërguar në adresë të SPAK-ut, përmes adresës elektronike nestiangoni@hotmail.com. Me këtë e-mail është regjistruar në SPAK denoncimi nr. 3040, ku jepet një tablo e qartë e të dhënave të tij, si më poshtë vijon:

Emri: Nesti
Atësia: Perikli
Mbiemri: Angoni
Numri Personal i Identifikimit:
I05101999Q
Adresa e e-mailit:
nestiangoni@hotmail.com
Telefon/Celular:
0682555545
Adresa: Tiranë/Qyteti: Tiranë

Të dhënat për subjektin për të cilin bëhet denoncimi: Funksionar publik

Veprat penale: Neni 260 (Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë).

Numri personal i vendosur në detajet e denoncuesit i përket kartës mostër të ID-së së Monika Sojlit. Ndërsa numri i telefonit, që i përket kompanisë “One Albania”, nuk ekziston.

Më tej, në përshkrimin e kallëzimit, Nesti Perikli Angoni jep detaje të rëndësishme mbi veprimet e një subjekti politik të njohur, që më pas është hetuar nga ana e Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Por një mekanizëm i tillë është kryer në të paktën 5 dosje të njohura, ku SPAK ka si objekt të hetimit të tij zyrtarë të njohur të Partisë Socialiste.

/Gazeta Dita

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.