VIDEO/ Disa efektivë të lënduar nga breshëria e gurëve dhe molotovëve
Disa efektivë kanë mbetur të lënduar nga përplasjet mes tyre dhe qytetarëve këtë mesditë në kryeqytet. Në pamjet e Shekullit duket një prej efektivëve të lënduar, ndërsa më herët disa prej tyre u panë në flakë pas molotovëve të hedhur nga protestuesit.
Në përleshjen e sotme mbetën të lënduar disa qytetarë, të cilët u dërguan me urgjencë në spital.
Protestuesit prej afro një ore po sulmojnë me gurë dhe molotovë policinë, teksa forcat e rendit u përgjigjën me ujë dhe gaz lotsjellës. Ndërkohë që Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është kthyer në një skenë lufte.
Kjo protestë është thirrur në përvjetorin e 114-të të Pavarësisë së Shqipërisë, teksa tubimit i është bashkuar edhe PD.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.