🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 28 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
₿ CRYPTO
BTC $59,257 ▼ -3.74% ETH $1,649 ▼ -4.3% XRP $0.9404 ▼ -3.33% SOL $70.9500 ▼ -3.01%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
28 Nën 2026
Breaking
Kronika

Vrasja e ish-policit Frrok Lleshaj në 2025, gjykata lë në burg Vinçesk Pirolin dhe Kristjan Ymerin

Arrest me burg” ka dhënë Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për shtetasit Vinçesk Piroli dhe Kristjan Ymeri (Shkambi) si të dyshuar për vrasjen e ish policit Frrok Lleshaj.

Për Pirolin dhe Ymerin, prokuroria e Shkodrës ka dyshime të forta në bazë të provave të mbledhura deri tani, janë ata ekzekutorët e e Frrok Lleshajt në vrasjen e ndodhur më 4 gusht të vitit 2025 në fshatin Paçram të Vau Dejësit.

Gjatë seancës për masën e sigurisë kanë folur dy avokatët të cilët kanë mohuar se Piroli dhe Ymeri, kanë lidhje me vrasjen dhe kanë kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ndërkohë prokuroria bëri të ditur se në bazë të hetimeve për një vit me radhë janë kryer veprime të ndryshme hetimore, përfshirë administrimin dhe analizimin e pamjeve filmike, si dhe këqyrjen dhe analizën e të dhënave të tabulateve telefonike.

Nga vlerësimi i këtyre të dhënave, në lidhje edhe me deklarimet e administruara gjatë hetimit, janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit Vinçesk Piroli dhe Kristjan Ymeri kanë qenë të përfshirë në kryerjen e kësaj vepre penale, vrasjes së Frrok Lleshaj.

Prokuroria e Shkodrës disponon edhe dëshminë e një personi tjetër që ndodhet në burg i cili ka treguar se sipas tij autorët e vrasjes janë shtetasit Vinçesk Piroli dhe Kristjan Ymeri. Ky person ende nuk e ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë por ka rrëfyer se i njeh dy të dyshuarit dhe se ka informacione për kryerjen e vrasjes nga ana e tyre.

Ndërkohë në fund të seancës për masën e sigurisë Vinçesk Piroli deklaroi se nuk është ai autori i vrasjes së Frrok Lleshaj. Piroli sipas burimeve shtoi se është duke u persekutuar nga drejtësia për shkak edhe të publikimeve mediatike ndaj emrit të tij. Sipas tij nuk mund të merret si e vërtetë dëshmia e një personi me probleme psikike, aq më tepër si tij e pabazuar në fakte.

Kristjan Ymeri deklaroi se ai është një person familjar, i qetë dhe që nuk ka asnjë lidhje me krime apo as vrasjen e ish policit për të cilën është i dyshuar.

Pala mbrojtëse kërkoi një akt ekspertimi për gjendjen psikike të shtetasit që i akuzon Pirolin dhe Ymerin si autorë të vrasjes.

Në fund Gjykata e Shkallës së Parë pranoi kërkesën e prokurorisë duke vendosur “arrest me burg” për Vinçesk Pirolin dhe Kristjan Ymerin.

Të dy këta shtetas janë të dyshuar për veprën penale “vrasje me paramendim” dhe “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”.

Sipas burimeve, dy të dyshuarit rezultojnë në kamera sigurie teksa lëvizin në vendin ku ndodhi vrasja por edhe më përpara që nga vendi ku dyshohet se kanë blerë armët në Fushë Krujë dhe rruga e vjetër nga Lezha në Shkodër që kanë ndjekur deri në vendin e ngjarjes.

Ka dyshime të forta se vrasja e Frrok Lleshaj është me pagesë nga Vinçesk Piroli dhe Kristjan Ymeri për shkak të gjakmarrjes që familja Lleshi ka të paktën në dy raste. Një konflikt me kushërinj ku mbeti një i vrarë dhe një tjetër vrasje e ndodhur në Greqi.

Viktima Frrok Lleshaj ishte dënuar me 25 vite burg dhe dy vite pas daljes nga burgu teksa merrej me blegtori u vra në fshatin Paçram ku jetonte.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.