☁️
Tiranë 9°C · Vranët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.26 ▲0.16%
ARI 4,070 ▼0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,455 ▲ +3.25% ETH $2,425 ▲ +5.82% XRP $1.3087 ▲ +2.21% SOL $95.4400 ▲ +2%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.26 ▲0.16 % ARI 4,070 ▼0.08 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.26 ▲0.16 % ARI 4,070 ▼0.08 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama: “Aleanca e rublave” helmon për të ushqyer mërzinë, asnjë rritje gjobash për biznesin e vogël

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale për vitin 2023, nuk parashikojnë rritje gjobash për biznesin e vogël.

Rama tha se deklaratat dhe thirrjet për protestë për rritjen e gjobave për biznesin e vogël, janë dizinformim dhe ushqehen nga “aleanca e rublave”.

“Shembull se si pasqyrat e dizinformimit mediatik dhe “aleanca e rublave” helmojnë për të ushqyer mërzinë: ”protestë për rritjen e gjobave të biznesit të vogël”! Jo, gënjeshtër! Asnjë rritje gjobash s’ka për biznesin e vogël, po ka për biznesin e madh, siç sugjeroi edhe Këshillimi Kombëtar”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh më herët gjatë raportimit në komisionet e Kuvendit, se është dashur të bëhet një ndërhyrje për ashpërsimin e masave për rastet kur evidentohen mosdeklarime punonjësish, fshehje e pagave apo edhe mosdeklarim të kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Nga ana tjetër, parashikohet ashpërsim i penaliteteve për rastet e mosshoqërimit të mallrave me faturë, por kjo vetëm për rastet e biznesit të madh, sepse kjo lë hapësira për evazion.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.