⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,466 ▼ -0.28% ETH $2,246 ▲ +0.92% XRP $1.2484 ▼ -0.75% SOL $95.5500 ▼ -1.4%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama: Fillon ndërtimi i Rrugës së Arbrit, duhet të përfundonte dhjetë vjet më parë

Shpërthimi i sotëm nga Kompania “Gjoka” shënoi nisjen zyrtarisht te punës për Rrugën e Arbrit.

Nëse do ishin bërë gjërat me radhë, Rruga e Arbrit do kishte përfunduar së paku dhjetë vjet më parë.

Kështu tha sot Kryeministri Edi Rama nga Klosi, ku mori pjesë në nisjen e punimeve për Rrugën e Arbrit.

Për ndërtimin e një prej akseve më të rëndësishëm në vend do të investohen 250 milionë euro dhe punimet priten të përfundojë brenda tre viteve.

Për të ardhur në këtë moment, qeveria ka rinegociuar kontratën e lidhur më parë me një kompani kineze nga qeveria e Partisë Demokratike.

Në ceremoninë e nisjes së punimeve, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e këtij segmenti. Por ai sulmoi ashpër qeverinë “Berisha” për abuzime në ndërtimet e rrugëve.

“Për Rrugën e Arbrit, një projekt me tunel pa tub emergjence. Është e ndaluar në gjithë botën, edhe në Afrikë. Historia e qeverisë time është si ajo që kryefamiljari la lekët në baste dhe iku nga shtpia. Kur po vija këtu pashë nja 20-30 veta, bashkë me një deputet, njësoj me cingiet te ai filmi koncert në vitin 36 dhe këto cingiet e veta, por këto janë më keq dhe i japin skapamentos”.

Sipas Ramës gjendja është e mjerueshme ne të gjitha segmente. Rruga e Kombit, për kryeministrin përbën rrezik për jetën.

“Donte të hapte tunelin dhe donte të merrte votat në Elbasan dhe mori Noc Rrokun në Elbasan”.

Më herët gjatë takimit në Peshkopi, kryeministri Rama theksoi se për të rinisur investimet në infrastrukturë, më parë duhet të paguheshin miliarda lekë borxhe të krijuara nga qeveria “Berisha”.

“43 mld lekë të reja që ne u detyruam t’i shlyejmë në 4 vjet. 30 mld lekë të kontraktuara për daulle e shirita për hi syve. Nga këto paguam 37 mld pa cenuar investimet bazë”.

Rruga e Arbrit është ndër më kryesoret në vend dhe pritet të ketë impakt pozitiv, ekonomik, social dhe kulturor, duke shkurtuar distancat mes qyteteve.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.