⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 —
DOW —
NASDAQ —
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,466 ▼ -0.21% ETH $2,246 ▲ +0.82% XRP $1.2487 ▼ -0.3% SOL $95.5200 ▼ -1.3%
S&P 500 — DOW — NASDAQ — NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 — DOW — NASDAQ — NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

Të shtëna me armë në një dyqan Halloween në Kaliforni, një i vdekur dhe 6 të plagosur

Një person u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë të regjistruara në një qendër tregtare në Kaliforni. Incidenti i përgjakshëm ndodhi rreth orës 20:30 në dyqanin Spirit Halloween në qendrën tregtare Solano Town Center në Fairfield, sipas shefit të policisë lokale Dan Marshall.

Një person u vra në vendngjarje, ndërsa gjashtë të tjerë u dërguan në spitalet e zonës. Tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Autoritetet nuk kanë njoftuar moshat dhe identitetet e viktimave, ndërsa mbetet e panjohur se kush qëndron pas sulmit. Ende nuk është sqaruar nëse ka pasur një apo më shumë autorë, dhe as nuk janë zbuluar motivet e sulmit.

Në kohën e të shtënave, dyqani ishte i hapur dhe plot me klientë, pasi shumë prej tyre kishin nxituar të blinin kostume, dekorime dhe sende të tjera për Halloween-in, i cili festohet më 31 tetor.Sipas dëshmitarëve, të shtënat shkaktuan skena paniku, me dhjetëra njerëz që vraponin drejt daljeve të dyqanit dhe parkingjeve. Një operacion i gjerë policor u krye menjëherë pas sulmit në të gjithë qendrën tregtare, ndërsa autoritetet u përpoqën të përcaktonin nëse autori ose autorët e sulmit kishin mbetur brenda.Oficerët po shqyrtojnë pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe po marrin deklarata nga dëshmitarët, duke u përpjekur të përcaktojnë rrethanat e sulmit dhe të identifikojnë ata që janë përgjegjës. Deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës nuk ishte bërë asnjë arrestim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.