☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.55 ▼0.4%
ARI 4,203 ▼1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $62,950 ▼ -2.43% ETH $1,711 ▼ -2.47% XRP $1.1491 ▼ -3.17% SOL $69.8700 ▼ -3.23%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.55 ▼0.4 % ARI 4,203 ▼1 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.55 ▼0.4 % ARI 4,203 ▼1 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama-fjalimi i fitores: Fitoi Shqipëria, do qeverisim me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës

Edi Rama doli mbrëmë nga selia e Partisë Socialiste pak pas orës 19:00. I shoqëruar nga drejtuesit e fushatës në 12 qarqet dhe qindra mbështetës, Rama u ngjit në skenën e improvizuar në sheshin “Skënderbej”, ku mbajti fjalimin e fitores.
“Shqipëria ka folur troç, shqiptarët kanë vendosur me një votë qartësisht kuq e zi. Populli ka zgjedhur Partinë Socialiste për ta udhëhequr vendin në këtë mision si fuqi e vetme qeverisëse dhe duke e pranuar me emocion dhe përulësi këtë zgjedhje, ne do të qeverisim me forcën e shembullit për të gjithë, jo me shembullin e forcës kundër të tjerëve”, tha Rama.
Por, fitorja, për Edi Ramën, është një përgjegjësi: “Fitorja është e Shqipërisë dhe merita është e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, ndërsa e jona, e të zgjedhurve të tyre, është vetëm barra e madhe e përgjegjësisë. E imja në radhë të parë, për të mos harruar në asnjë minutë të 4 viteve të ardhshme se shqiptarët nuk zgjodhën për Shqipërinë që kemi, por për Shqipërinë që duam. Ata e besuan edhe me më shumë vota se 4 vjet më parë Partinë Socialiste, jo sepse ne nuk kemi të sharë, por thjesht sepse duan të provojnë deri në fund sa më të mirë mund të jemi ne për Shqipërinë, po ta kemi të vetëm timonin në rrugën drejt të ardhmes. Se në vend ‎të një koalicioni të radhës mes partive që ndajnë tepsinë e pushtetit, shqiptarët kanë zgjedhur koalicionin tonë, drejtpërdrejt me ta”.
Kryeminsitri u ndal dhe tek marrëveshja me Lulzim Bashën, të cilin e falenderoi publikisht: “Duke pasur një fitues kaq të qartë pas zgjedhjeve, do të duhet pak kohë për të parë dhe kuptuar nëse fryma e marrëveshjes që shpëtoi zgjedhjet dhe solli një‎ klimë qetësie në vend nuk është tretur bashkë me pritshmërinë e natyrshme të liderit të opozitës për të dalë fitues në këto zgjedhje. Po, unë dua ta rikonfirmoi publikisht dëshirën për ta pasur marrëveshjen politike të 18 majit një busull orientuese të marrëdhënies të qeverisë së re me opozitën e re dhe duke shprehur këtu vullnetin për ta respektuar atë më tutje, pa asnjë presje, dua ta falenderoj sot Lulzim Bashën për faktin se në 18 maj vuri Shqipërinë të parën”.
Në fund, Edi Rama falenderoi me radhë të gjithë ata që bënë të mundur fitoren e Partisë Socialiste më 25 qershor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.