Rama flet për zgjedhjet në Kolonjë: Faleminderit për besimin, 2101 vota para, urime Ilia Stefo
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, uroi sot fituesin e zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë Kolonjë, Ilia Stefo, kandidat i koalicionit të majtë, Aleanca për Shqipërinë Europiane.
“Faleminderit Kolonja për besimin e madh. Urime Ilia Stefos. Superfitore+2101 vota (+727 në 2015) janë një inkurajim e detyrim i madh për ne”, shkruan kryeministri.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informoi mëngjesin e sotëm, se në përfundim të procesit të numërimit të votave në 36 qendrat e votimit, rezulton se kandidati i propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Ilia Stefo ka marrë 5136 vota (62.86%), ndërsa kandidati i propozuar nga koalicioni “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, Dritan Hajro ka marrë 3053 vota (37.14%).
Tabela Përmbledhëse e Rezultateve të Zgjedhjeve të ZAZ nr. 73, Kolonjë, për zgjedhjen e kryebashkiakut në këtë zonë, miratohet dhe shpallet me vendim nga KZAZ-ja nr. 73.