☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 19 April 2026
S&P 500 7,126 ▲1.2%
DOW 49,447 ▲1.79%
NASDAQ 24,468 ▲1.52%
NAFTA 82.59 ▼9.41%
ARI 4,880 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,480 ▼ -2.39% ETH $2,337 ▼ -3.5% XRP $1.4249 ▼ -3.43% SOL $85.3400 ▼ -4.12%
S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 % S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
19 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama “fshikullon” ambasadorët shqiptarë: Kemi bërë goxha pastrime, por, ende kemi diplomatë delenxhinj

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e Shqipërisë në botë në ambientet e ministrisë së Jashtme, ku në fokus ka qenë diplomacia ekonomike.

Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se “kam kërkuar këtë takim të posacëm pasi dua të shtjelloj një temë me rëndësi të vecantë dhe të lënë pas dore gjatë peridhes së tranzicionit, sic është roli i shërbimit të jashtëm në ekonomi”.

“Nuk ka vend për diplomatë që nuk kanë kulturën që të artikulohen në gjuhën amtare, lëre më pas në një gjuhë të huaj. Nuk duhen individë që nuk janë në gjendje t’i kuptojnë rrjedhat politike dhe t’i përkthejnë sipas interesave tona. Është bërë goxha pastrim këto 4 vite nga gjithëfarëlloj parazitësh të katapultuar në përfaqësitë tona për arsye nga më të ndryshmet, përveç arsyes për t’i shërbyer vendit. Por, ende kemi diplomatë delenxhinj”, tha Rama.

 “Sot mund të bëj vetëm çeljen e një vazhde të domosdoshme diskutimesh. Pa dyshim, përgjegjësia e shërbmit të jashtëm bie mbi shumë faktore dhe shumë aktorë. Do të duhet të bëhet një analizë serioze. Ekonomia e vendi është një fushë që ministria e Jashtme nuk mund ta konsiderojë jashtë sferes”, tha Rama.
Më tej, Rama shtoi se “Diplomacia jonë do të bëjë atë pjesë të punës së saj qetë mbrojë interesat kombëtare, por kjo nuk mjafton, sepse nuk mund ta kuptojmë dot shërbimin e jashtëm në gjendjen si me të shkuaren e regjimit. Na duhet kreativitet dhe pragmatizëm që për një mijë dhe një arsye. Juve ju therrasin shkelqesi dhe është nder të ngjiteni në këtë lartësi. Po ju a jeni në lartësinë e duhur, sepse ju duhet të shkëlqeni në atë që beni në shërbim të vendit”.

“Menjëherë pas shpalljes së mandatit të qeverisë së re ditën e dielë do t’i kërkoj ministrit të ri një takim treditor për rolin që duhet të marrë diplomacia për vendin. Çdo tre muaj dua nga një raport, pasqyrë për secilën përfaqësi diplomatike të vendit ën raport me ekonominë. Duhet të nisim planin kombëtar të Diplomacisë në Ekonomi për dekadën e ardhshme për investimet e huaja dhe shkëmbimet tregtare. Nuk na duhen diplomatë të rraskapitur, nuk na ndihmojnë diplomatë që ke dëshirë ti harrosh sapo u kthen shpinën.”-tha Rama.”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria 4 vjeçare e të majtëve ka dështuar ashtu si qeveritë e tjera që ta kthejë shërbimin e jashtëm dhe diplomacinë në një faktor të fortë ekonomik. Madje kryeministri ka folur hapur duke ngritur një pyetje retorike drejtuar ambasadorëve.

“E kam shumë të vështirë të gjej rastin e fundit kur kam takuar në zyrën time operatorë ekonomik të huaj që i keni sjellë ju. Si ka mundësi që kemi qenë kaq të avashtë, ose për ta thënë shqip kaq të leshtë, për të gjetur mekanizmat e duhur, për të ndërtuar platformat që realiteti ynë, ky vend që ndryshon me muaj dhe me javë të pasqyrohet me angazhimin e vazhdueshëm jashtë kufijve tanë, ku na njohin pak, s’na njohin fare, ose na njohin keq. Ne kemi bërë një vrimë në ujë. Ne nuk na duhen diplomatë ë zgjohen nga gjumi dhe shkojnë për të fjetur. Nuk na ndihmojnë asgjëkundi diplomatë që ke dëshirë ti harrosh sapo ke kthyer shpinën se kur je me ta ke një sëkëlldi se mos të shohin. Në këto 4 vite është bërë goxha pastrim nga parazitët, përveç arsyes për të shërbyer me dinjiteti. Por ende kemi diplomatë delenxhinj dhe parazitë.

Rama theksoi se “Qeveria do të këtë edhe një ministër Shteti për shqiptarët jashtë atdheut, sepse marredhënia e shqiptarëve në rajon kërkon një vëmëndje më të madhe. Po ashtu dhe bota e shqiptarëve jashtë atdheut ka marrë përmasa të reja”.

Kryeministri foli edhe për shoferët e ambasadave.  “Nuk po zbres deri te shoferët e ambasadave, ku edhe sot gjendet ndonjë allçak nga ata që i kthyen ambasadorët në këmbësore dhe veturat e shtetit në taksi familjare”, u shpreh Rama

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.