Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 01 July 2026
S&P 500 7,499 ▲0.79%
DOW 52,319 ▲0.26%
NASDAQ 26,214 ▲1.52%
NAFTA 69.63 ▲0.19%
ARI 3,991 ▼1.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $58,952 ▼ -1.03% ETH $1,587 ▼ -0.23% XRP $1.0490 ▲ +0.05% SOL $75.0200 ▲ +1.32%
S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 69.63 ▲0.19 % ARI 3,991 ▼1.18 % S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 69.63 ▲0.19 % ARI 3,991 ▼1.18 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
01 Jul 2026
Breaking
Politika

Rama: Gati projekti për ujësjellësin e Shirokës, bashkia nuk na jep lejen

Kryeministri njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama gjatë takimit me bizneset në Shirokë, vuri theksin te pengesa që bashkia Shkodër u bënë projekteve të qeverisë dhe kryesisht ujësjellësit në Shirokë.

Në fjalën e tij Rama tha se, “ne kemi bërë gati projektin e ujësjellësi. Ne kemi bërë tenderat edhe të Shirokës edhe të Zogajt. Ne kemi lidhur kontratë për të filluar punën bashkia nuk na jep lejen. Ky është fakti, nuk na jep lejen”.

“Pra jo mua, jo Partisë Socialiste, se ne si me lejen e bashkisë së Shkodrës si pa lejen ne jemi në pushtet dhe do të jemi në pushtet. Nuk jep lejen që të vijë ujë. Ujë, sa mua më rezulton jo vetëm që shkon në çezmat e të gjithëve përfshi edhe demokratët, por mua nuk më rezulton se demokratët kur pinë ujë e duan blu. Unë e di e duan pa ngjyrë, të pastër e të pijshëm. Ndërsa bashkia e Shkodrës preferon që demokratët dhe socialistët të kenë etjen blu, ujë jo”, theksoi Rama.

Në vijim Rama shtoi se kjo është mesjeta e thellë në mendjen e atyre që drejtojnë sot.

“Më thonë mua mos kërcëno që nuk do e mbështesësh Shkodrën apo cilëndo bashki që fitojnë ata të tjerët. Unë nuk po kërcënojë se nuk po e mbështes, por unë nuk e mbështes dot. Ana tjetër thotë diçka tjetër, që kudo ku ne kemi pas mundësi të bëjmë punë për Shkodrën që nuk kanë qenë në dorën e bashkisë ne kemi bërë dhe bashkia na ka penguar sa ka mundur. Rrugë Shkodër-Velipojë e bëmë. Është rruga që na ka marrë më shumë kohë nga të gjitha rrugë se na kanë penguar për letrat e shpronësimeve”, tha ai.

Ai shtoi se dhe bëmë dhe rrugën e Thethit.

“I bëjmë se na intereson Shqipëri, na intereson zhvillimi dhe rruga ka shkuar në Theth deri lartë”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.