☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.97 ▼0.79%
ARI 4,039 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,107 ▼ -1.03% ETH $2,325 ▼ -0.89% XRP $1.2903 ▼ -1.99% SOL $100.3900 ▼ -1.55%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,039 ▼0.32 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,039 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama: I lutem PD të mos bllokojë reformën. Drafti nuk preket

Edi Rama fton edhe njëherë Lulzim Bashën që të takohen sa më shpejt, për t’i dhënë një zgjidhje bllokimit të reformës në drejtësi nga opozita.

Kryeministri, në një intervistë për Top Channel i lutet Partisë Demokratike të mos tërhiqet nga procesi dhe të rrezikojë ta kthejë vendin në një vrimë të zezë. Por ai thotë se drafti nuk preket pasi prek vetë thelbin e reformës.

Jeni i gatshëm ta takoni Lulzim Bashën?

Ftesa është bërë me shkrim dhe nëse doni ta kompletoni me gojë merreni si konfirmim. Është shumë e rëndësishmë që të bëjmë çdo përpjekje dhe nuk më vjen fare zor të them që i lutem PD që të mos e minojë një proces! Të mos e kyçë Shqipërinë në një zonë gri që mund të bëhet vrimë e zezë në procesin e integrimit.

Përse nuk toleroni dhe të thjeshtoni 4 institucionet, apo edhe votimin me 2/3?

Nuk do të rikonfirmoja ftesën ‘i lutemi PD’ që të shikojë përpara dhe të shikojë interesin kombëtar nëse do të ishte qeveria dhe qeverisja që rrezikohet. Nuk është qeverisja dhe Qeveria që vihet në diskutim nga kjo gjë; është fati i popullit dhe vendit. Nuk është çështje pazari, është thelbi i reformës që nuk duhet të cënohet dhe është mungesë e madhe serioziteti që pasi është punuar 1 vit e gjysmë mbi një draft, pasi është konfirmuar nga Venecia dhe nga vetë PD, të shfaqesh me një draft tjetër. Kjo quhet barrikadë për të bllokuar reformën në drejtësi.

Intervistën e plotë të Kryeministrit mund ta ndiqni të enjten në Top Story. Ai flet edhe për dekriminalizimin, por ndërkohë lë shumë të kuptohet diçka e rëndësishme lidhur me të ardhmen e koalicionit me Lëvizjesn Socialiste për Integrim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.