☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.97 ▼0.79%
ARI 4,039 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,103 ▼ -1.1% ETH $2,325 ▼ -1.01% XRP $1.2902 ▼ -2.12% SOL $100.4000 ▼ -1.65%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,039 ▼0.32 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,039 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama: Jo më energji aforfe. Brenda qershorit paguhet aq sa konsumohet

Kryeministri Edi Rama siguroi se, brenda qershorit nuk do të ketë më faturim aforfe të energjisë për konsumatorët familjarë.
“Brenda qershorit t’u japim shqiptarëve një lajm që e kanë pritur 25 vite: do të paguajnë atë që konsumojnë”, tha Rama.
Në përurimin e Qendrës së re “Dispeçer” të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Rama tha se me gjithë suksesin e arritur, ai vet ishte i pakënaqur me reformën e energjisë deri më tani, pasi pritshmëritë janë shumëe më të mëdha.
“Duam që të shkojmë më tutje, drejt uljes së mëtejshme të çmimit, drejt përmbushjes së zotimit për TVSH-në e energjisë së konsumatorëve familjarë, por të gjithë duhet ta kuptojmë se, nëse ka një njeri që është i dëshiruar më shumë se kushdo tjetër që këto gjëra të bëhen menjëherë, dhe të ndodhin sa hap e mbyll sytë, ky jam unë. Por kjo nuk është e mundur. Kush thotë të kundërtën bën shaka”, deklaroi më tej Rama.
Qendra e re “Dispeçer” e OST-së është financuar nga qeveria italiane me rreth 23 milionë euro. Rreth 7 milionë kushton ndërtesa dhe 16 milionë Sistemi i Operimit dhe Kontrollit.
Ndërsa administratori i OST-së, Engjëll Zeqo theksoi se “qeveria ka treguar vëmendje të veçantë për sektorin e energjisë”. “Kjo është Qendra Dispeçer ndër më modernet në Europë. Realizimi i këtij projekti ka qenë i rëndësishëm për sistemin tonë”, deklaroi Zeqo. Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë, u shpreh: “Kjo është një nga veprat më të rëndësishme energjetike. Shqipëria është e integruar tashmë në rrjetin energjetik europian dhe investitorë të mëdhenj po afrohen falë reformave të mëdha”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.