Politika
Rama: Liria e shprehjes, armë për të luftuar padrejtësinë
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në panelin për lirinë e medias, deklaroi se “liria e shprehjes është arma më e fortë që kemi për të luftuar padrejtësitë, përfshi korrupsionin dhe shfaqjet negative në procesin e shtetbërjes”.
“Për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së shprehjes nuk nevojiten vetëm ligje të reja, por një përpjekje tërësore shoqërore. Liria e shprehjes, arma më e fortë që kemi për të luftuar padrejtësitë, përfshi korrupsionin dhe shfaqjet negative në procesin e shtetbërjes. Nuk mund të përdoret për të vrarë lirinë, vlerat dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar mekanizmi i funksionimit të saj”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shtoi se “cënimi flagrant i dinjitetit të njerëzve publikë në Shqipëri zhvillohet nga mëngjesi në darkë”.