☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,438 ▲1.66%
DOW 52,208 ▲1.19%
NASDAQ 25,122 ▲2.78%
NAFTA 83.96 ▲0.44%
ARI 4,163 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,858 ▲ +1.21% ETH $1,925 ▲ +0.83% XRP $1.0867 ▲ +0.7% SOL $74.6400 ▲ +1.28%
S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 83.96 ▲0.44 % ARI 4,163 ▲0.05 % S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 83.96 ▲0.44 % ARI 4,163 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
31 Jul 2026
Breaking
Politika

Rama mbledh Asamblenë e PS-së në Dibër: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në tryezën e Europës

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste, zhvilloi këtë të shtunë, më 25 prill, Asamblenë e PS-së në Dibër, ku më herët kishte mbajtur edhe një takim me fermerët e zonës.

Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e mandatit të socialistëve dhe rezultatet e arritura në këtë qark.

“Kemi mbi supe barrën e 83 mandateve, të cilat kanë të gjitha vlerën e tyre. Dua t’ju them që 3 mandatet fituese të këtij qarku, janë 3 mandate që shkëlqejnë jo thjesht si numra, por për rezultatin që përfaqësojnë, një rezultat spektakolar,” u shpreh ai.

Kryeministri ndaloi veçanërisht tek ‘Rruga e Arbrit’, duke e cilësuar tashmë jo si projekt apo premtim, por si vepër konkrete që po sjell zhvillim në Dibër.

“Sot janë frytet e para të Rrugës së Arbrit që po fillojnë të preken. Pasuritë e patundshme janë rritur në vlerë, është rritur toka, kërkesat për të ndërtuar në Peshkopi sot janë rritur. Kam besim se këto vite do jenë vite të një rilindjeje tjetër të kësaj zone,” tha Rama.

Ai shtoi se Dibra, për shkak të afërsisë me kryeqytetin, ka potencial të madh zhvillimi.

“Dibra është shumë afër Tiranës, është jastëku i gjelbër i kryeqytetit. Punët e Shqipërisë po vijojnë pa ndalim. Misioni ynë kombëtar si socialistë është ta çojmë Shqipërinë dhe ta ulim në tryezën e përbashkët të Europës. Jemi në fazën finale të këtij misioni,” u shpreh kreu i PS-së.

Rama u ndal edhe tek perspektiva e popullsisë në zonë, duke theksuar se Dibra mund të përjetojë një ‘rilindje demografike’.

“Një tendencë që ka filluar, për shembull në Berat, ku janë regjistruar më shumë kthime se largime, jam i bindur se do të ndodhë edhe këtu. Kushtet për të sjellë më shumë investime nga kursimet e djemve dhe vajzave të kësaj zone në emigracion janë më të mira se kurrë,” tha ai.

Në Asamble, fjalën e mori edhe deputeti socialist Ulsi Manja, i cili falënderoi kryeministrin për projektet infrastrukturore, duke përmendur “Rrugën e Kombit” dhe duke theksuar se dibranët do t’i mbeten përjetë mirënjohës.

vijon..

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.