⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,544 ▲ +1.15% ETH $2,343 ▲ +1.94% XRP $1.2984 ▲ +2.76% SOL $101.3000 ▲ +1.76%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama mbron projektin e ri në Banjat e Bënjës: Destinacion turistik për fundjavën (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për investimet në Banjat e Bënjës, duke kundërshtuar akuzat për betonizim dhe dëmtim të zonës natyrore.

Rama thotë se kjo hapësirë nuk është shkatërruar, por i është nënshtruar një projekti, i cili synon ta transformojë dhe ta rikthejë si një pikë të rëndësishme turistike dhe në një hapësirë ku mund të ecësh.

Ai ka ftuar qytetarët dhe turistët që të vizitojnë zonën e Përmetit, duke theksuar se aktivitetet do të vijojnë edhe gjatë fundjavave.

“Banjat e Bënjës mbrëmë, me energjinë e festës që ndezi këtë oaz natyre e turizmi, ku deri dje ankoheshim, me të drejtë, se s’kishe ku të ecje e as ku të uleshe. Sot festa vazhdon, prandaj ejani në Bënjë dhe ejani në #Përmet çdo fundjavë, sepse çdo fundjavë do t’ju lindë dëshira të ktheheni sërish“, shkruan kryeministri Edi Rama.

Projekti në Banjat e Bënjës ka qenë në qendër të debatit publik, ku mbështetësit e tij e shohin si një ndërhyrje për zhvillimin turistik të zonës, ndërsa kritikët kanë ngritur shqetësime për ruajtjen e natyrës dhe karakterit të saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.