🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,511 ▼0.57%
DOW 52,000 ▲0.64%
NASDAQ 26,376 ▼1.15%
NAFTA 75.59 ▲0.43%
ARI 4,343 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,956 ▼ -2.69% ETH $1,769 ▼ -1.77% XRP $1.1961 ▼ -3.91% SOL $72.4400 ▼ -3.67%
S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.59 ▲0.43 % ARI 4,343 ▼0.27 % S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.59 ▲0.43 % ARI 4,343 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama në Berlin: Ballkani Perëndimor i përket Europës, mos lejoni të joshet nga Rusia e Kina

Kryeministri Edi Rama sot në 17 qershor ishte i ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin

Kjo është një platformë e sipërmarrjes gjermane, që mbledh ekspertë të sigurisë, ekonomisë e inovacionit, si edhe përfaqësues të Bundestagut, Kancelarisë e trupit diplomatik.

“Europës i duhet rajoni ynë. Kjo sepse ne jemi një rajon, që kemi pasuritë tona natyrore. Këto pasuri janë të lakmuara nga Rusia dhe nga Kina. Mirëpo ne i përkasim kontinentit europian dhe duhet të zhvillohemi bashkë me pjesën tjetër të Europës. Ne jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE. Ne duam që të bëhemi pjesë e BE-së përpara se të mbarojë kjo dekadë. Ne po bëjmë transformimin më të madh në historinë tonë”, tha kreu i qeverisë.

Shtoi se integrimi europian nuk mund të bëhet një shtyrje pa fund.

“Integrimi në BE nuk mund të bëhet një shtyrje pa fund. Zgjidhja nuk është e komplikuar. Na jepni pjesëmarrjen, që hap pas hapi të dëshmojmë potencialet tona. Me hapa të ngadaltë, ne do të bjmë çdo gjë që kërkon familja e madhe europiane. Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Teknologjia në shërbime është rruga nga periferia drejt qendrës. Ballkani Perëndimor në BE do i japë Europës më tepër potencial. Me ne, më e fortë do jetë vetë BE-ja”, deklaroi Rama.

Më tej, kryeministri u shpreh se sulmet kibernetike janë një problem, me të cilin është ndeshur dhe Shqipëria. Shprehu kritika sërish për Iranin.

“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, që është përballur dhe Shqipëria. Kishte edhe dezinformata. U tha se do ketë masakër mjedisore, u tha se ka korrupsion madhor, pa u provuar kjo gjë.

Indinjata nga dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur. Ky nuk është një fenomen vetëm shqiptar, por edhe europian e botëror. Por ata që bëjnë lincime digjitale, do të humbasin herët a vonë”, deklaroi Rama.

Në fund e mbylli me pyetjen nëse Europa është e gatshme që të jetë e bashkuar dhe demokratike. Nënvizoi se nuk është i sigurt për këtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.