☁️
Tiranë 19°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.54 ▼4.4%
ARI 3,908 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,119 ▲ +-0% ETH $2,292 ▲ +0.95% XRP $1.2526 ▲ +0.02% SOL $94.4300 ▼ -1.17%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.54 ▼4.4 % ARI 3,908 ▲0.23 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.54 ▼4.4 % ARI 3,908 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama në Itali: Konferenca e Donatorëve do të jetë një sukses, deri tani rreth 1 miliard euro për Programin e Rindërtimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Italia se “shifra përfundimtare për Programin e Rindërtimit nuk ka dalë ende, por të dhënat e konsiderueshme që janë mbledhur deri tani na japin një shumë që rrotullohet rreth 1 miliard euro. Ne do të bëjmë çmos edhe me ndihmën e miqve të mëdhenj të Shqipërisë, ku Italia është pa asnjë dyshim ndër më të afërtit, që Konferenca e Donatorëve të jetë një sukses, ndërkohë që e kemi shumë të qartë që për të përmbushur të gjithë nevojën e jashtëzakonshme nuk do të mjaftojë”.

Në një videomesazh nga Roma, pas takimeve të rëndësishme me Kryeministrin Giuseppe Conte dhe ministrin e Jashtëm, Luigi Di Maio, në funksion të Rindërtimit, në prag të Konferencës së Donatorëve për Shqipërinë, e cila do të mbahet në 17 shkurt në Bruksel nën kujdesin e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, Kryeministri Rama tha se “jemi të mirëpërgatitur për të vijuar me veprime të tjera kurajoze në aspektin financiar, duke përfituar nga qëndrueshmëria e lartë makroekonomike që kemi garantuar në këto vite reformash, si edhe duke kombinuar disa skema financimi për Rindërtimin,- gjithnjë pa ndërprerë, se kjo është ambicia, apo reduktuar programet e tjera të zhvillimit të mbrojtjes sociale”.

“Jam shumë mirënjohës dhe i inkurajuar nga vëmendja e veçantë dhe gatishmëria e plotë e Kryeministrit Conte dhe ministrit të Jashtëm Di Maio, ndërkohë që do të vijojmë me takimin me kancelaren Merkel në fillimjavën e ardhshme dhe më tutje edhe me disa kontakte kyçe të nivelit të lartë, në mënyrë që konferenca të jetë një sukses”, – nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se “planet e rindërtimit po ecin shpejt dhe brenda kalendarit të parashikuar për të mundësuar fillimin e ngritjes së banesave të para individuale në pranverë dhe përfunduar me shtëpitë në zonën rurale brenda vitit 2020. Po punohet edhe me planet e zonave të rindërtimit në qytetet e prekura brenda perimetrit, ku ndërhyrjet do të jenë masive dhe procesi i projektimit natyrshëm pak më i gjatë. Por jemi brenda afateve të përcaktuara dhe ndërkohë është e qartë për të gjithë dhe dua ta ritheksoj se do të vijojmë t’u paguajmë qiranë e shtëpisë ku janë sistemuar njerëzit e prekur, deri kur t’i kthejmë në apartamentet e reja”.

Gjithashtu, vijoi Rama, jemi brenda afateve edhe me kalendarin ambicioz të rindërtimit të gjithë shkollave në zonën e prekur, si edhe të spitalit të Laçit si dhe 5 qendrave shëndetësore që duhen ndërtuar nga e para.

“E di shumë mirë që për njerëzit e prekur çdo ditë është e gjatë dhe pritja është e lodhshme, por ju lutem të gjithëve të mirëkuptojnë nevojën për durim dhe të kenë besim të plotë se askush nuk do të mbetet vetëm”, – theksoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “i kam falënderuar natyrisht kryeministrin Conte dhe ministrin e Jashtëm Di Maio për ndihmën e paçmuar të Italisë mike, qysh në orët e para pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. I kam informuar për punën që kemi bërë me planet e rindërtimit, si edhe me raportin e dëmeve, i cili pritet të përfundojë në ditët në vijimi në bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe Kombet e Bashkuara”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.