🌤️
Tiranë 39°C · Kryesisht kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,728 ▼0.32%
DOW 53,792 ▼0.34%
NASDAQ 26,445 ▼0.6%
NAFTA 83.46 ▲0.31%
ARI 4,469 ▲0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $64,139 ▼ -0.34% ETH $1,910 ▲ +0.86% XRP $1.0204 ▲ +1.18% SOL $76.7200 ▲ +0.67%
S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.46 ▲0.31 % ARI 4,469 ▲0.63 % S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.46 ▲0.31 % ARI 4,469 ▲0.63 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama në Kuç, takim me përfaqësues të Selenicës për reformën territoriale

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë sot një takim në Kuç, ku në fokus pritet të jetë reforma administrativo-territoriale.

Takimi mendohet të zhvillohet rreth mesditës dhe, sipas burimeve të gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu, në të pritet të marrin pjesë kryebashkiakët e bashkive që, sipas propozimit të ri, mendohet të preken nga shkrirja apo riorganizimi, së bashku me përfaqësues të tjerë vendorë.

Në takim pritet të jenë edhe dy përfaqësues të mazhorancës, Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, dhe Kreu i Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku.

Bashkia Selenicë është pjesë e konsultimeve për reformën e re administrativo-territoriale. Në kuadër të procesit, Komisioni i Posaçëm Parlamentar ka zhvilluar konsultime edhe në qarkun Vlorë, ku përfshihen bashkitë Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

Në draftin e Partisë Socialiste të paraqitur në fund të korrikut, parashikohet reduktimi i numrit të bashkive në 46, ndërsa Selenica është përfshirë mes bashkive që propozohet të riorganizohen në kuadër të hartës së re territoriale.

Propozimi për bashkimin e Selenicës me Vlorën është kundërshtuar nga kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, i cili ka kërkuar që Selenica të vijojë të jetë bashki më vete. Edhe deputeti socialist Vullnet Sinaj është shprehur në favor të vijimit të funksionimit të Selenicës si bashki më vete.

Takimi i sotëm në Kuç zhvillohet në kuadër të diskutimeve për reformën e re administrativo-territoriale dhe pritet të sjellë më shumë qartësi mbi qëndrimet e palëve dhe propozimet konkrete për të ardhmen e Selenicës dhe të bashkive të tjera që preken nga drafti i ri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.