🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 100.70 ▲2.19%
ARI 4,133 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,568 ▼ -0.72% ETH $2,385 ▼ -1.42% XRP $1.2928 ▼ -0.65% SOL $103.9000 ▼ -0.77%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 100.70 ▲2.19 % ARI 4,133 ▼0.66 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 100.70 ▲2.19 % ARI 4,133 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama në Seul, kryeministri koreano-jugor vlerësime për “Diellën”: Teknologji e avancuar për një ministre virtuale̷

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të mërkurë, më 20 maj, me homologun e Koresë së Jugut, Kim Min-seok, gjatë vizitës së tij në Seul, ku po merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare.

Sipas zyrës së kryeministrit koreano-jugor, dy liderët diskutuan mbi forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Koresë së Jugut, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të rëndësishme si tregtia, investimet dhe inteligjenca artificiale.

Korean Times raporton vlerësoi interesin e Shqipërisë për teknologjitë e avancuara dhe theksoi se të dy vendet i kushtojnë rëndësi zhvillimit të inteligjencës artificiale.

Ai përmendi gjithashtu faktin se Shqipëria ka emëruar atë që konsiderohet si “ministri i parë në botë për inteligjencën artificiale”. Fjala është për Diellën, ministren virtuale për Prokurimet Publike.

Nga ana e tij, Rama theksoi se Koreja është një burim frymëzimi për Shqipërinë sa i përket zhvillimit kombëtar dhe se të dy vendet kanë shumë ngjashmëri, pasi kanë kapërcyer vështirësi dhe kanë arritur zhvillim ekonomik dhe demokraci, edhe pse janë larg gjeografikisht.

Ai gjithashtu tha se Shqipëria është e interesuar të forcojë bashkëpunimin në fushat e tregtisë, investimeve dhe inteligjencës artificiale.


Në Korenë e Jugut ku do të qëndrojë deri me datë 21, Rama shoqërërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, dhe delegacioni. Vizita synon thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, si edhe zgjerimin e partneritetit, në fusha me interes të ndërsjellë për zhvillimin, teknologjinë dhe inovacionin.

Ai merr pjesë në Konferencën prestigjioze të Lidershipit Aziatik, ndërsa është i ftuar i veçantë në panelin me temë “Bisedë me një udhëheqës: Një epokë e transformimit të madh: strategjia e madhe e një kombi të vogël”, ku do të trajtojë sfidat e reja globale nga perspektiva e Ballkanit Perëndimor, strategjitë e vendeve të vogla përballë ndryshimeve gjeopolitike, si edhe rolin e inteligjencës artificiale dhe inovacionit digjital në qeverisje.

Agjenda e vizitës përfshin edhe një sërë takimesh me drejtues të kompanive më të mëdha koreane, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimeve në Shqipëri.

Në kuadër të vizitës, kryeministri do të marrë pjesë gjithashtu në një dialog ekskluziv me liderët e rajonit Azi-Paqësor (APAC).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.