☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 29 May 2026
S&P 500 7,586 ▲0.3%
DOW 50,980 ▲0.61%
NASDAQ 27,001 ▲0.31%
NAFTA 86.59 ▼2.6%
ARI 4,599 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $74,148 ▲ +0.92% ETH $2,041 ▲ +1.26% XRP $1.3286 ▲ +0.34% SOL $83.0200 ▲ +1.16%
S&P 500 7,586 ▲0.3 % DOW 50,980 ▲0.61 % NASDAQ 27,001 ▲0.31 % NAFTA 86.59 ▼2.6 % ARI 4,599 ▲1.46 % S&P 500 7,586 ▲0.3 % DOW 50,980 ▲0.61 % NASDAQ 27,001 ▲0.31 % NAFTA 86.59 ▼2.6 % ARI 4,599 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074
29 May 2026
Breaking
Politika

Rama nga Dibra: PS e ka në ADN interesin kombëtar, karakterizohemi nga toleranca

Pas Durrësit e Korçës, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Dibër në kuadër të festimeve për 35-vjetorin e Partisë Socialiste.

“Jam sot këtu, pasi kemi patur dy takime të paharrueshme, njëri përpara e tjetri pas zgjedhjeve.
Më kujtohet ai i pari, që u bë një takim shumë popullor dhe shumë i përfolur në të gjitha pasqyrat mediatike për punën e çyrykëve, edhe unë nuk e kisha pritur që faktikisht gjithë çyrykët do provokoheshin, duke u hedhur përpjetë e të thonin: nuk jemi çyrykë e jemi burra, e burrat e mençëm shkuan pas grave në kutitë e votimit dhe sollën fitoren e madhe të PS-së”,
tha Rama.

Ai bëri edhe batuta për Rrugën e Arbrit, të cilën e quajti “Rrugën e dibranëve”, duke thënë se sot ka ardhur me vonesë në Dibër për shkak se drejtuesi politik i këtij qarku për PS-në, Ulsi Manja, ua ka mbushur mendjen të gjithëve që ka shkurtuar distancën me Tiranën në 55 minuta.

“Unë e di që nuk është një orë rruga, por Ulsiu i ka bindur të gjithë se rruga është 55 minuta. Erdha pak me vonesë, por fajin e ka Ulsiu”, shtoi Rama.

Duke folur për forcën politike që ai drejton, Rama u shpreh se “PS ka qenë e vetmja parti që ka mbështetur hapur UÇK-në”, duke rrëzuar pretendimet e opozitës që qeveria e tij nuk e mbështet Kosovën.

Kryeministri deklaroi se forca e Partisë Socialiste qëndron te marrëdhënia që ajo ka ndërtuar me shoqërinë dhe me botën, duke e cilësuar qasjen e saj si qytetare dhe europiane.

Ai shtoi më tej se PS shpesh është kritikuar edhe nga vetë socialistët për tolerancën dhe qasjen e saj të butë në momente të rëndësishme politike.

“E keni shumë mirë parasysh, madje shumë shpesh PS është kritikuar nga vetë socialistët. Lidershipi i PS-së është kritikuar nga vetë militantët e PS-së se është i butë dhe tolerant në momente të cilat kanë qenë momente kthesash shumë të mëdha, se është shumë i butë dhe tolerant.
Eh pra, pikërisht në këtë dobësi, në thonjëza, qëndron forca e madhe e PS-së, e raportit të saj me shoqërinë dhe demokracinë. PS nuk kërkoi revansh, por shtet të së drejtës.
PS doli nga një opozitë kur kthimi i saj në krye të vendit u bë njëkohësisht, në të njëjtat ditë, me daljen e liderit të saj nga burgu, ku u mbajt padrejtësisht dhe u fut politikisht.”,
tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se PS e ka të “shkruar në ADN” marrëdhënien me interesin kombëtar dhe me shoqërinë, ndërsa solli në vëmendje sulmet politike ndaj Fatos Nanos dhe familjes së tij.

“PS e ka të shkruar në ADN-në e vet raportin kristal me interesin kombëtar, marrëdhënien me të shkuarën, por edhe marrëdhënien me shoqërinë dhe me botën.
Kërkoni dhe shikoni çfarë i kanë thënë Fatos Nanos, me libër shtëpie, nuk i kanë lënë njeri rreth e rrotull familjes së tij pa ia bërë katran. Zor se do shikoni që Fatos Nano të ketë lënë pas përgjigje të të njëjtit nivel. Dhe merrni edhe historinë time, një histori ku, më falni që e kujtoj, por një histori ku ka patur edhe gjak, por e kam patur kokën e madhe dhe shikoni se çfarë nuk është thënë dhe se sa shumë është thënë për të gjithë robt e shtëpisë sime dhe unë asnjëherë nuk ua kam kthyer me robt e shtëpisë së vet.
Unë nuk iu kam kthyer sepse ne jemi qytetarë të Europës në radhë të parë këtu në shpirt dhe pastaj jemi europianë këtu në mendje.”,
tha Rama duke thënë se socialistët janë qytetarë të Europës edhe kur janë “në majë të malit”.

Sepse sipas tij PS është karakterizuar gjithmonë nga toleranca.

Lajmi në përditësim…

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.