☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 20 May 2026
S&P 500 7,354 ▼0.67%
DOW 49,364 ▼0.65%
NASDAQ 25,871 ▼0.84%
NAFTA 101.91 ▼2.15%
ARI 4,497 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,502 ▲ +0.89% ETH $2,132 ▲ +0.82% XRP $1.3712 ▼ -0.28% SOL $84.9900 ▲ +0.35%
S&P 500 7,354 ▼0.67 % DOW 49,364 ▼0.65 % NASDAQ 25,871 ▼0.84 % NAFTA 101.91 ▼2.15 % ARI 4,497 ▼0.31 % S&P 500 7,354 ▼0.67 % DOW 49,364 ▼0.65 % NASDAQ 25,871 ▼0.84 % NAFTA 101.91 ▼2.15 % ARI 4,497 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Politika

Rama nga Seuli: Dikur Shqipëria ishte Koreja e Veriut e Europës! Sot po shkojmë drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama po mban një fjalim në Konferencën Aziatike të Lidershipit që po zhvillohet këtë të mërkurë, më 20 maj, në Seul, Korenë e Jugut.

“Koreja është dëshmi se historia ka rëndësi, por e vetme historia nuk e vendos vetë fatin.”, tha Rama në nisje të fjalës së tij.

Ai shtoi se “fatet e kombeve nuk marrin formë nga aty ku zënë fill, por nga zgjedhjet që bëjmë”.

Kryeministri bëri një krahasim mes dy Koreve, duke thënë se njëra (ajo e Jugut ku dhe ndodhet) u shndërrua në simbolin e “ripërtëritjes” dhe tjetra (e Veriut) u kthye në “emblemë të territ”.

“Për ne ky s’ka qenë vetëm një mësim abstrakt sepse në një pjesë të rëndësishme të historisë së saj, Shqipëria ishte Korea e Veriut të Europës dhe sot ajo po ecën në një tjetër rrugë, një rrugë jo e lehtë, e paërsosur, por thellësisht ndryshe. Një rrugë ndërtimi institucionesh, modernizimi demokratik, një rrugë drejt BE.

Ne po tregojmë se iInstitucionet mund të ndërtohen edhe kur një vend dikur i kufizuar nga izolimi, mund të frymëzohet nga aspirata. Kjo është vetëm një prej arsyeve pse për mua është kaq kuptimplotë të jem këtu në Seul. Edhe pse gjeografikisht larg.”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se ndihet i privilegjuar që ndodhet në Seul, duke e lidhur me përpjekjet e Koresë së Jugut në histori dhe duke e cilësuar si një shembull pozitiv.

“Në ferr gjithkush vdes urie ndërsa dëshpërimisht rreket të ushqejë veten. Në parajsë, përdorin të njëjta shigjeta për të ushqyer njëri-tjetrin. Rrugëtimi i Koresë në shumë mënyra është historia e një kombi që hyri në arenë sërish e sërish dhe aty ajo çfarë nuk e vrau e bëri më të fortë se zgjodhi jo vetëm t’i mbijetojë historisë, por dhe t’i japë formë asaj pavarësisht kostos. Ja përse të jesh këtu është kaq privilegj i madh. Ndaj gjendem këtu përballë jush, jo si dikush që jep leksione por si dikush që është dikush nga Koreja, shembulli i saj”, tha ai.

Sjellim ndërmend se më herët, Rama u takua me homologun e tij të Koresë së Jugut, Kim Min-seok. Ndërsa në vijim të vizitës së tij në Seul ku do të qëndrojë deri me datë 21, më vonë Rama do të jetë i ftuar i veçantë në panelin me temë “Bisedë me një udhëheqës: Një epokë e transformimit të madh: strategjia e madhe e një kombi të vogël”, ku do të trajtojë sfidat e reja globale nga perspektiva e Ballkanit Perëndimor, strategjitë e vendeve të vogla përballë ndryshimeve gjeopolitike, si edhe rolin e inteligjencës artificiale dhe inovacionit digjital në qeverisje.

Agjenda e vizitës përfshin edhe një sërë takimesh me drejtues të kompanive më të mëdha koreane, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimeve në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.