☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,735 ▲0.75%
DOW 52,447 ▲0.16%
NASDAQ 26,535 ▲1.4%
NAFTA 99.86 ▼1.87%
ARI 4,074 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,737 ▲ +0.87% ETH $2,348 ▲ +1.21% XRP $1.3237 ▲ +2.17% SOL $101.2000 ▲ +0.57%
S&P 500 7,735 ▲0.75 % DOW 52,447 ▲0.16 % NASDAQ 26,535 ▲1.4 % NAFTA 99.86 ▼1.87 % ARI 4,074 ▲0.88 % S&P 500 7,735 ▲0.75 % DOW 52,447 ▲0.16 % NASDAQ 26,535 ▲1.4 % NAFTA 99.86 ▼1.87 % ARI 4,074 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama për simbolet e protestës së djeshme: Është devijuar nga grupe që duan të ndalin rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, ku protestuesit shfaqën edhe një arkivol simbolik në shenjë proteste ndaj qeverisë.

Rama u shpreh se skena të tilla ishin të pritshme dhe se protesta, sipas tij, është devijuar nga grupe që nuk kanë lidhje me qytetarët që dolën fillimisht për të shprehur shqetësimet e tyre.

Kreu i qeverisë pretendon se protesta është marrë nën kontroll nga aktorë që synojnë të pengojnë rrugën europiane të Shqipërisë, duke përdorur retorikë nacionaliste dhe simbole që, sipas tij, nuk përfaqësojnë aspiratat e qytetarëve.

“Nuk është as e para dhe as e fundit Shqipëria ku duar të stërvitura armiqsh e dashakëqinjsh ndaj shoqërive demokratike futen, marrin nën kontroll dhe bëjnë çmos të devijojnë protesta që lindin si shprehje e ndjenjave të sinqerta të qytetarëve. Sot i bashkon një qëllim i errët: ta ndalin Shqipërinë dhe ta kthejnë prapa, pikërisht në kilometrat e fundit të rrugës drejt Bashkimit Europian.”

Rama akuzoi gjithashtu grupe të ndryshme politike dhe individë që, sipas tij, shfrytëzuan protestën për interesat e tyre, duke shtuar se pjesëmarrësit e zakonshëm nuk duhet të lejojnë që kauza e tyre të përdoret nga të tjerë.

“Ajo protestë nuk është më e juaja. Ju jeni bërë, pa autorizimin dhe jashtë dëshirës suaj, alibia e një arkmorti të rikthyer në bulevard, si simbol i një kulture që ka ushqyer përçarjen mes shqiptarëve. Kjo nuk është një thirrje që të hiqni dorë nga mendimet apo shqetësimet tuaja, por një ftesë që të mos hiqni dorë nga kujtesa. Kush harron nga vjen, nuk di më se ku po shkon.”

Në reagimin e tij, kryeministri e cilësoi Tiranën si “kryeqytetin e Europës së Ballkanit”, duke theksuar se Shqipëria do të vijojë rrugën e integrimit europian dhe se, sipas tij, asnjë përpjekje për të nxitur përçarje apo për të devijuar këtë proces nuk do ta ndalë vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.