🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.05 ▼0.08%
ARI 4,133 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,532 ▲ +2.73% ETH $2,423 ▲ +4.59% XRP $1.3169 ▲ +2.97% SOL $96.0400 ▲ +2.87%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.05 ▼0.08 % ARI 4,133 ▲1.46 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.05 ▼0.08 % ARI 4,133 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë shmangën një tragjedi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X lidhur me situatën e krijuar nga zjarri në malin e Krujës, duke vlerësuar angazhimin e forcave zjarrfikëse, ushtrisë dhe policisë në përballimin e flakëve.

Rama thekson se zjarri, i favorizuar nga era e fortë dhe vështirësitë për ndërhyrje nga ajri gjatë orëve të natës, u vu nën kontroll pa shkaktuar viktima apo të lënduar në radhët e banorëve.

Sipas kryeministrit, bilanci i ngjarjes ishte një magazinë e shkrumbuar dhe asnjë banor i dëmtuar, ndërsa ndërhyrja e forcave në terren bëri të mundur shmangien e një situate me pasoja më të rënda.“Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në malin e Krujës”, shkruan Rama, duke vënë në dukje se kushtet atmosferike dhe pamundësia për përdorimin e mjeteve ajrore gjatë natës e vështirësuan ndjeshëm operacionin.

Kryeministri ka shprehur mirënjohje për zjarrfikësit, efektivët e Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit, të cilët sipas tij u përballën me flakët me “heroizëm” dhe “aftësi të spikatur profesionale”.

Rama ka ndarë gjithashtu një mesazh që, sipas tij, ka marrë gjatë orëve të natës nga një banor i Krujës, në momentin kur zjarri po merrte përmasa të mëdha.

“Zoti Kryeministër! Ju lutem zjarri po merr përmasa të mëdha në Krujë! Po punojnë si heronj, Zoti ua shpërbleftë… por era po e përhap më shumë shpejtësi. Nëse është e mundur përforcime të tjera… shteti është në këmbë i tëri”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Rama.

Në reagimin e tij, kryeministri e cilëson ndërhyrjen në Krujë si një tjetër përballje të vështirë me zjarret gjatë këtij gushti, duke theksuar rolin e forcave në terren në mbrojtjen e banorëve dhe shmangien e një bilanci tragjik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.