Rama përsërit thirrjen për dialog, nxjerr tryezën dhe karriget para Kryeministrisë
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të diel thirrjen për dialog ndaj studentëve dhe protestuesve, të cilët prej 12 ditësh vijojnë protestat duke kërkuar largimin e tij nga detyra.
Në një tjetër akt simbolik përpara godinës së Kryeministrisë, Rama ka vendosur sërish stola dhe karrige betoni, si edhe një bllok të madh mbi të cilin është shkruar fjala “DIALOG”.
Mesazhi u publikua përmes një videoje në rrjetet sociale, në rubrikën e tij të përditshme “Mirëmëngjes”, ku shfaqen elementët e vendosur në hyrje të institucionit.
Prej disa ditësh, kryeministri po përdor gjeste simbolike për t’u bërë thirrje protestuesve që të ulen në dialog dhe të kërkojnë zgjidhje përmes bisedimeve.
Pak ditë më parë, ai vendosi karrige të kuqe me të njëjtin mesazh, por ato u hoqën dhe u dëmtuan nga protestuesit, të cilët kanë këmbëngulur se nuk do të ketë dialog pa dorëheqjen e kryeministrit.
Ndërkohë, protestat kanë hyrë në ditën e 13-të, me pjesëmarrjen e studentëve, pedagogëve dhe grupeve të tjera mbështetëse.
Protestuesit vijojnë të refuzojnë ftesat për bisedime, duke mbajtur si kërkesë kryesore largimin e Ramës.
Për ditën e sotme është thirrur një tubim në orë 14:00 në Tiranë, me mbështetjen e pedagogëve, mjekëve dhe përfaqësuesve të biznesit të vogël.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.