☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.18 ▼0.42%
ARI 4,650 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,660 ▼ -0.01% ETH $2,509 ▲ +0.09% XRP $1.4265 ▼ -0.04% SOL $106.4200 ▲ +1.99%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.18 ▼0.42 % ARI 4,650 ▼0.3 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.18 ▼0.42 % ARI 4,650 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama premton nga Korça: Së shpejti resorti i parë i skive në Nikolicë. Cdo vit afro 100 mijë shqiptarë shkojnë jashtë në resorte skish

Një tjetër temë e prekur sot nga kryeministri Rama në bashkëbisedimin me qytetarë të Korçës ishte edhe turizmi.

Ai tha se bashkë me ministrin Peleshi kanë diskutuar për kthimin e Korçës në destinacion ndërkombëtar të turizimit. Rama premtoi realizimin e resortit të parë të skive me kapacitete të mëdha akomoduese.

Si shembull suksesi ai mori një eveniment të përvitshëm në këtë qytet si “Festa e Birrës” që siç tha kryeministri i ka kaluar kufijtë kombëtarë për tu bërë tashmë e njohur ndërkombetarisht.

“Ndërhyrja për të krijuar resortin e parë të skive në zonën lart në Nikolicë është një ndërhyrje që do të sjellë shumë më tepër turistë. Unë kam parë një pistë skish modeste nga pikëpamja e aftësive akomoduese e përmbytur nga kërkesat këtu. Janë 100 mijë shqiptarë, imagjinoni po të hapësh rrjetet sociale do shohësh gjëra që ta bëjnë vendin të tepërt, çdo vit afro 100 mijë shqiptarë shkojnë në resorte skish.

Janë njerëz të cilët shpenzojnë, pa llogaritur se çfarë mund të sjellë. Sot i keni provat me Festën e Birrës që nisi si një festë lokale dhe u kthye në një destinacion ndërkombëtar me të tjerë që vinin nga Greqia, Maqedonia e Veriut dhe nga më tutje për të marrë pjesë në këtë festë e që pastaj u detyruan ta zgjeronin në më shumë ditë. Sfida këtu mbetet përballimi i turistëve”,- tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.