Rama prezanton programin kombëtar “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”: Kredi të lehtësuara deri në 2 mln euro për agroturizmin
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot, më 20 prill, një takim me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë, ku prezantoi programin “Paketa e Maleve”.
Ky program synon të krijojë një rrjet agroturizmi në vend, duke mbështetur sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në zonat rurale, me qëllim fuqizimin e turizmit malor dhe zhvillimin ekonomik lokal.
Deputetja e PS-së, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj theksoi se Bashkia e Tiranës ka shfaqur interes të shtuar për këtë program.
“Tirana rurale ka një potencial të madh dhe duhet që të shfrytëzohet. Duhen ulur barrierat, edhe në raport me komunikimin. Ne duhet të bashkëpunojmë më shumë për ekonominë e Tiranës, që të rrisim investimet në këto zona. Qeveria jep kredi lehtësuese, ndërsa programet si ‘Paketa e Maleve’ kanë gjetur tashmë interes në terren,” tha Manastirliu.
Kryeministri prezantoi një program të ri kombëtar që pritet të lançohet në fund të muajit, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe bankat e nivelit të dytë.
Në fillim Rama theksoi se, “Ky takim synon të ndihmojë të gjithë ata që janë të interesuar për t’u informuar me mundësitë e reja që kemi në dispozicion për të gjithë ata që duan të jenë protagonistë në atë që ne e quajmë ‘Paketën e Maleve’. Ne po përgatisim një program të ri kombëtar që do të lançohet në fund të muajit, ku do të kemi marrëveshje ndërmjet Bankës së Shqipërisë, bankave të nivelit të dytë dhe qeverisë, për një linjë financimi të mbështetur nga qeveria shqiptare për të mbështetur çdo projekt të kujtdo që ka një ndërmarrje dhe ka ambicie për ta rritur atë.”
Në fjalën e tij, Rama theksoi se ky program është menduar për të hapur mundësi të reja financimi për sipërmarrjet e vogla dhe për të dhënë një drejtim të qartë zhvillimit rural.
Duke folur për programin e ri financiar, Rama shtoi se, “E kemi quajtur ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’, dhe ky program do të mbështetet nga një linjë kredie e drejtpërdrejtë nga Banka e Shqipërisë, e cila do të garantohet nga qeveria shqiptare. Kredia do të ketë interes më të ulët se kreditë komerciale, me një limit deri në 2 milionë euro. Nuk do të aksesohet nga kompanitë e mëdha, por nga start-up-et, ndërmarrjet e vogla e të mesme, punishtet dhe patjetër nga agroturizmi që do të duan të rriten,” u shpreh Rama.
Rama sqaroi se ky program nuk është menduar për investitorët e mëdhenj apo për zhvillime private në territore publike.
“Paketa e Maleve është menduar për të krijuar një rrjet agroturizmi, jo thjesht një projekt i vetëm. Ndryshe nga çfarë është keqinterpretuar, kjo nuk është paketë për kompanitë e mëdha. Dhe aq më pak është paketë për të dhënë territore publike për zhvillime private,” tha Kryeministri.
Kryeministri sqaroi se “Paketa e Maleve” nuk është menduar për investitorët e mëdhenj apo për zhvillime private në territore publike.
“Paketa e Maleve është menduar për të krijuar një rrjet agroturizmi, jo thjesht një projekt i vetëm. Ndryshe nga çfarë është keqtrajtuar nga informacioni, kjo nuk është paketë për kompanitë e mëdha, nuk është paketë për investitorët e mëdhenj. Dhe aq më pak është një paketë për të dhënë territore publike për zhvillime private,” tha Rama.
Duke iu referuar problematikave të trashëguara nga ligji 7501, Rama shtoi se “Objekti i paketës ka lindur nga nevoja për të dhënë drejtim një problemi shumë të madh që e ka origjinën tek ligji 7501, ku shumë familje e kanë të pamundur të kenë akses tek financat dhe e kanë të pamundur të ndërtojnë në mënyrë të ligjshme sepse nuk kanë titull pronësie.”
Sipas tij, programi pritet të japë një impuls të ri industrisë së turizmit rural, duke fuqizuar agroturizmin dhe duke integruar ekonominë rurale në strategjinë kombëtare të turizmit.
“Paketa e Maleve” është një hap konkret për të mbështetur sipërmarrjet e vogla dhe për të krijuar një rrjet të qëndrueshëm agroturizmi në vend.”
lajm në përditësim



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.