⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,576 ▲0.46%
DOW 51,825 ▼0.31%
NASDAQ 25,392 ▲0.91%
NAFTA 95.93 ▼0.55%
ARI 3,938 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,558 ▲ +0.75% ETH $2,290 ▲ +1.8% XRP $1.2781 ▲ +3% SOL $93.3600 ▲ +1.61%
S&P 500 7,576 ▲0.46 % DOW 51,825 ▼0.31 % NASDAQ 25,392 ▲0.91 % NAFTA 95.93 ▼0.55 % ARI 3,938 ▼0.79 % S&P 500 7,576 ▲0.46 % DOW 51,825 ▼0.31 % NASDAQ 25,392 ▲0.91 % NAFTA 95.93 ▼0.55 % ARI 3,938 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kosova

Për të shtatën natë me radhë protestohet në Prishtinë për drejtësi për Arlinda Zekajn

Me vërshëllima dhe brohoritje, qytetarët kanë marshuar për të shtatën natë me radhë në sheshin e Prishtinës, duke vazhduar drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn.

Protestuesit kanë mbajtur parulla kundër institucioneve, ndërsa me thirrjen “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”, kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Po ashtu protestuesit po kërkojnë edhe dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati i saj. Vrasja ndodhi pak ditë pasi ajo kishte paralajmëruar institucionet përmes një letre se jeta e saj ishte në rrezik.

Ajo ishte paraqitur edhe në Polici, ku kishte raportuar ish-bashkëshortin për kanosje, ndërsa u vra pasi ishte kthyer nga Policia.

Rasti ka nxitur reagime të shumta publike dhe protesta, me kërkesa për përgjegjësi institucionale dhe ndëshkim të zyrtarëve që dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin e tij.

Ndër zhvillimet pas vrasjes janë dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe suspendimi i disa zyrtarëve policorë dhe prokurorëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.