Ambasadorja Moreira de Sousa takon Gazment Bardhin: Diskutuam për rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE
Rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe roli kyç i Kuvendit në këtë proces kanë qenë në qendër të takimit të zhvilluar mes
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa ka pritur nw njw takim kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë diplomatja europiane përmes një njoftimi zyrtar, ku ka theksuar rëndësinë e një dialogu gjithëpërfshirës politik dhe funksionimit efikas të institucioneve ligjvënëse.
“U takova sot me z. Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD-së, për të diskutuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, u shpreh Ambasadorja Sofia Moreira de Sousa.
Gjatë takimit, palët ndalën theksin te domosdoshmëria e reformave thelbësore dhe përafrimit të legjislacionit vendas me standardet e Bashkimit Europian, elementë jetikë për përparimin e vendit në integrimin europian.
“Patëm një diskutim të frytshëm mbi rolin qendror të Kuvendit në miratimin e reformave, përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së dhe sigurimin e llogaridhënies së ekzekutivit”, shtoi ajo.
Në përfundim të takimit, ambasadorja e BE-së solli në vëmendje se ky proces kërkon bashkëpunim dhe përgjegjësi nga i gjithë spektrit politik, duke e kthyer parlamentin në një arenë të mirëfilltë debati dhe bashkëpunimi konstruktiv
“Kjo kërkon angazhimin e të gjitha palëve dhe që Kuvendi të jetë një hapësirë e mirëfilltë dialogu”, theksoi ajo.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.