Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 85.30 ▲0.95%
ARI 4,447 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,171 ▲ +1.14% ETH $1,894 ▼ -0.22% XRP $0.9948 ▼ -0.81% SOL $75.7000 ▲ +0.31%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.30 ▲0.95 % ARI 4,447 ▼0.6 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.30 ▲0.95 % ARI 4,447 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në platformën X duke komentuar debatin politik të krijuar pas rezolutës së fundit të Parlamentit Evropian për çështjet mjedisore dhe zonat e mbrojtura në Shqipëri.

Në reagimin e tij, Rama ironizon kundërshtarët politikë dhe aktivistët mjedisorë, duke i cilësuar si “tam-tamxhinj” dhe duke pretenduar se kanë keqinterpretuar vendimin e eurodeputetëve.

Ai shkruan se “flamingot fitoren e kanë pasur në xhep pa nisur protesta”, ndërsa shton se narrativa për një “fitore të parë” të protestës është, sipas tij, e ndërtuar mbi keqinformim.

Duke iu referuar debatit për zonat e mbrojtura, Rama thekson se amendamenti i miratuar nga Parlamenti Evropian nuk lidhet me projektet në zonën e Zvërnecit apo Pishë Poro-Nartë, por specifikisht me zonën Nartë–Vjosë, ku ai deklaron se Qeveria ndan të njëjtin qëndrim me institucionet evropiane.

Ai shton se çështja e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura është pjesë e procesit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe do të trajtohet në bashkëpunim me Komisionin Evropian, në përputhje me standardet e BE-së.

Në fund të reagimit, Rama ironizon edhe debatin publik në rrjetet sociale, duke e cilësuar si “histeri digjitale” dhe duke kritikuar atë që e quan deformim të fakteve nga aktorë politikë dhe publikë.

Reagimi i plotë
Disa tam-tamxhinj me emër që kujtuan se u bë deti kos për lugët e tyre të ndryshkura, u thonë flamingove se rezoluta e djeshme e Parlamentit Europian na qenkej fitorja e tyre e parë! Në fakt e vërteta është se flamingot fitoren e kanë pasur në xhep pa nisur protesta, pavarësisht se nuk duan ta shohin pasi po shijojnë sfilatën e bukur në bulevard mes sorrave, korbave e llapaqorrave, sepse sa të jemi unë dhe Partia Socialiste mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi në harmoni me natyrën në zonat me ndjeshmëri të veçantë, është prioritet i padiskuteshëm.

Sa për “fitoren” e parë janë të keqinformuar nga sorrat dhe korbat, sepse amendamenti i “fitores” u rrëzua, ndërsa amendamenti i miratuar nuk ka asnjë lidhje me Zvërnecin, pra me pejsazhin e mbrojtur Pishë Poro – Nartë, po shprehimisht me zonën e mbrojtur Nartë – Vjosë ku qeveria ndan absolutisht të njëjtin qëndrim me europarlamentarët.

Dhe kjo nuk është lojë fjalësh me emra vendesh, po është e vërteta e fakteve që burojnë nga dokumentacioni teknik zyrtar, jo nga kanalet sociale. Ndërsa lidhur me rishikimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, europarlamentarët do të informohen se ai është pjesë e agjendës së negociatave dhe si i tillë do të jetë fillimisht në një proces analitik me Komisionin, ku do të identifikojmë çdo pikë që nuk përputhet me kriteret e standartet e BE-së.

Thënë sa më lart, rishikimi i konceptit “fitore” do të ndihmonte sidomos VIP-at e rënë nga vaktet politike dhe ata të fryrët me botokse llajkesh e follouersash, që pas përshirjesh me epsh në nxitjen e histerisë digjitale, të gatiteshin për një zgjim pa dhimbje të papërballueshme zhgënjimi nga fundi i revolucionit imagjinar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.