🌦️
Tiranë 20°C · Rrebesh i lehtë 21 Tetor 2026
S&P 500 7,725 ▲0.17%
DOW 52,489 ▼0.01%
NASDAQ 26,584 ▲0.6%
NAFTA 97.91 ▲0.09%
ARI 4,148 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,190 ▲ +1.36% ETH $2,481 ▲ +0.82% XRP $1.3722 ▲ +2.69% SOL $107.2800 ▼ -0.25%
S&P 500 7,725 ▲0.17 % DOW 52,489 ▼0.01 % NASDAQ 26,584 ▲0.6 % NAFTA 97.91 ▲0.09 % ARI 4,148 ▲0.12 % S&P 500 7,725 ▲0.17 % DOW 52,489 ▼0.01 % NASDAQ 26,584 ▲0.6 % NAFTA 97.91 ▲0.09 % ARI 4,148 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Politika

“Dhuna në protesta është joproduktive!”- Historiani Bernd Fischer: Korrupsioni dhe pakënaqësia popullore janë probleme

Fischer i cili është edhe anëtar i Akademisë së Shkencave, deklaron se protestat në Tiranë kanë shumë ngjashmëri në veçanti me ato në Francë.

Sipas Bernd Fischer autor i disa librave për vendin tonë, të tilla protesta me këtë intensitet dhune, ka gjasa ta çojnë datën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, edhe më larg nga ambicia e kryeministrit Edi Rama që është 2030-ta.

Me profesorin Fischer bisedoi gazetari i Top Channel Muhamed Veliu.

Muhamed Veliu-Profesor Fisher , cili është vlerësimi juaj për protestat që kanë vijuar në kryeqytetin Tiranë gjatë këtyre tetë ditëve?

Bernd Fischer- Është me të vërtetë një situatë e komplikuar me disa faktorë. Unë jam duke e ndjekur këtë relativisht nga afër që kur nisi në maj si rezultat i shqetësime të ngritura nga ambientalistët lidhur me propozimin e Kushner për ndërtimin e një resorti. E më pas u kthye në një çështje akoma edhe më komplekse pasi iu shtuan protestës elementë të ri. Përfshi këtu strukturën e sistemit politik në Shqipëri. Nivelin e korrupsionit dhe së fundmi me përfshirjen e studentëve një mori me çështje serioze. Nga këndvështrimi im është një situatë shumë shumë komplekse.

Muhamed Veliu- A mendoni se Shqipëria është pjesë e të njëjtit model protestash që kemi parë në të gjithë Evropën gjatë javës së fundit?

Bernd Fischer- Mund të them se ka shumë ngjashmëri në veçanti me protestën në Francë, ku protestat nisën nga studentët me shqetësimin e degradimit të shkollave të tyre, numri nxënësve në një klasë ishte i madh, mësuesit nuk shkonin rregullisht për mësimdhënie dhe nuk merrnin edukimin e duhur. Kjo pavarësisht se Franca paguan më shumë krahasuar me vendet perëndimore për edukimin. Sigurisht që ka ngjashmëri mes këtyre protestave me ato në Shqipëri. Ekziston një gjendje pakënaqësie dhe kundërshtie për drejtimin e vendeve nga këto qeveri përfshi këtu edhe qeverinë e Shqipërisë?

Muhamed Veliu-A është e drejtë që këto protesta në Shqipëri t’i cilësojmë si pjesë të lëvizjes ANTIFA?

Bernd Fischer- Unë mendoj se mbase këtu kemi një zgjatim të pakët. Unë e shikoj këtë të ndodhë në shumë vende ku objektivi protestave është një tentativë për të marrë vëmendjen nga ato që ndodhin në protestë. Unë mund të them jo.

Muhamed Veliu- A mendoni se aktorë të huaj, jo miqësorë ndaj Shqipërisë, mund t’i shfrytëzojnë këto protesta për të destabilizuar vendin?

Bernd Fischer- Unë e kam lexuar se kjo është një prej ideve të shprehura nga kryeministri Rama por deri më tani nuk ka prezantuar prova në të vërtetuarin e këtyre pretendimeve. Thënë këtë qartësisht është në interes të Rusisë në mënyrë të posaçme të destabilizojë Europën me shpresën e krijimit të vështirësive në NATO. Lufta e Rusisë me Ukrainën shkon më së shumti në drejtimin e shpresave të Putinit. Megjithatë kjo nuk duhet të përjashtohet por unë deri më tani nuk kam parë ndonjë evidencë gjë të cilën kryeministri nuk e ka bërë.

Muhamed Veliu-A mund të çojnë kaosi dhe dhuna që kemi parë gjatë këtyre protestave në Shqipëri drejt një procesi të ri politik, duke pasur parasysh se këto protesta nuk kanë një udhëheqje të qartë?

Bernd Fischer- Unë mendoj se kjo dhunë që ne shikojmë në Shqipëri apo edhe në Francë nuk është produktive. Natyrisht prodhon vëmendje në mediat ndërkombëtare. New York Times kishte një shkrim për Shqipërinë gjë e cila ndodh shumë rrallë dhe e shohim vetëm nëse ka me të vërtetë zhvillime të rëndësishme siç janë këto protesta. Dhuna natyrisht prodhon vëmendje ndërkombëtare por unë mendoj se aspektet negative janë shumë larg prodhimit të aspekteve pozitive. Unë besoj se natyrisht protestat përcjellin shqetësime serioze në nivele të ndryshme dhe unë personalisht dëshiroj që këto shqetësime të adresohen pa dhunën që kemi parë.

Muhamed Veliu- Kryeministri Rama ka vendosur një objektiv ambicioz për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. A mund të ndikojnë trazirat e tanishme në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë?

Bernd Fischer- Ka një mundësi të lartë që kjo të ndodhë. Natyrisht BE-ja shpreson për një stabilitet përfshi luftën me korrupsionin dhe pasjen plotësisht të një shteti ligjor dhe për këtë Shqipërisë i mbetet shumë për bërë. I gjithë ky proces nuk do ta ketë më shpejtësinë drejt ambicies për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian. Thënë këtë unë besoj se shpresa e kryeministrit që kjo do të ndodhë deri në 2030 mbase është pak më shumë se optimiste por anëtarësimi Shqipërisë në BE do të jetë diçka shumë e mirë për vendin. Unë e dyshoj se kjo do të ndodhë deri në 2030-tën dhe këto demonstrata ka gjasa ta çojnë këtë datë edhe më larg. /Top Channel/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.