Politika

Rama: Reforma në drejtësi, një revolucion

Kryeministri Rama në akademinë politike të Partisë Socialiste e ndali vëmendjen e tij tek reforma në drejtësi, një revolucion i vonuar për 25 vjet sipas tij, që ka përballë një mur shurdh që tenton ta pengojë. Rama u shpreh i bindur se ky revolucion nuk mund të shkojë para pa politikën.

“Nuk ndodh gjithnjë që një revolucion i vonuar për 25 vjet me radhë të jetë objekti i një diskutimi kaq të madh përballë një muri shurdh që synon me çdo kusht ta pengojë këtë revolucion paqësor dhe transformues për gjeneratën tjetër dhe për gjeneratat e tjera. Ky është një rast unikal për të thënë se ja çfarë mund të bëjë politika, e cila për fat të keq në Shqipëri është diskretituar kaq shumë sa dikush me të drejtë ia ka humbur kuptimin. Politika që është bërë si diçka e keqe që duhet t’i rrish larg se bëhesh pis. Në radhë të parë është një fuqi njerëzore për mirë, si mund të bëhet revolucioni në drejtësi pa politikën, është i pamundur. Kush mund ta çelë rrugën e këtij revolucioni përveç politikës”.

Kryeministri shtoi se 21 korriku do jetë ose dita e bashkimit dhe e votimit nga të gjithë, ose momenti dramatik i një ndarje të re.

“Politika forcë që mund të bëjë shumë mirë por edhe shumë keq është para të gjithave. N njëra anë populli që do të shikojë reformën dhe nga ana tjetër një grusht njerëzish që thuhet se përfaqësojnë popullin, po që po bien ndesh me këtë reformë, më e rëndësishmja dhe më historikja që kemi marrë përsipër të çojmë përpara. Pak ditë na ndajnë nga një moment që mund të jetë ai i bashkimit të të gjithëve dhe i votimit të të gjithëve bashkë, por mund të jetë edhe momenti dramatik i një ndarje të re, mes atyre që duhet të jenë të vetëdijshëm pse janë aty dhe atyre që po bëjnë çmos për të mos e lejuar këtë transformim kolosal të ndodhë. Jemi dhe do të jemi deri në fund të vendosur që ti hapim rrugën këtij revolucioni që Shqipëria të ndahet nga një epokë e karakterizuar nga mungesa e drejtësisë, kultura e pandëshkueshmërisë, ku njeriu i zakonshëm nuk gjen do t të drejtën në një derë gjykate. Vendosmëria jonë nuk lidhet me faktin që kjo është një reformë, që është detyrim ndaj njerëzve, vendit tonë, natyrisht edhe me partnerët ndërkombëtare se kemi ndërmarrë një rrugë atë të BE. Sot është më shumë se kaq”,- tha Rama.

Nga ana tjetër Rama theksoi se në asnjë mënyrë nuk do të pranojë që vendi të merret peng, ndërsa pohoi se Shqipëria nuk mund të mbyll dyert për BE-në e partnerët e tjerë strategjik. “Sot është më shumë se kaq. Një përpjeke për të mos na marrë peng vendin tonë. Ne nuk mund ti lejojmë vetes për asnjë arsye, për asnjë in ters të natyrshëm legjitim, politik, partiak, numerik që të pranojmë në heshtje pengmarrjen e vendit tonë. Në heshtje të shohim se si Shqipëria në vend që të çel dyert e BE dhe të nis negociatat, jo vetëm ta humb këtë mundësi, por të damkoset si një vend që nuk pati kurajon që të kalojë reformën në drejtësi, të pengojnë dhe refuzojë përfshirjen e partnerëve tanë strategjik nga sistemi i drejtësisë. Merreni me mend se çfarë mund të mendohet. Nëse çdo partner dëgjon, ky vend për të hapur dyert e negociata, ka refuzuar të fus në shtëpinë e vet, partnerët që duan ta ndihmojnë për të pasuruar shtëpinë e vetë. Kjo është diçka përtej mundësive për të ruajtur status-quon. Vullneti ynë është i hekur dhe prirja jonë është e qartë. Edhe njëherë tjetër sot kam bërë të qartë se ne pranon çdo propozim dhe çdo zgjidhje që ofron PD me kusht që zgjidhja në fjalë të konsiderohet zgjidhje dhe jo zgjedh mbi sistemin e drejtësisë nga partnerët tanë ndërkombëtar. Ne jemi të imponuar nga fëmijët tanë. Ky rrugëtim dhe të gjitha përpjekjet e sakrificat që sjellin dhimbje, janë borxhi që ne u kemi fëmijëve tanë. Ne nuk mund të mbajmë borxh të ardhmen e tyre, për të zgjatur jetën e një pushteti të ngritur mbi parimin që nuk mund të ketë drejtësi. Nuk mund të ketë drejtësi nga ata që e kanë kapur sot drejtësinë. Ne jemi të vendosur ti themi haptazi në sy të vërtetën, pasi kemi kohë që e themi, pasi është e pamundshme se një parti që lindi nga barku i revolucionit me klithmën ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’..Kjo është beteja më e egër që i është hapur BE dhe ndërkombëtarëve dhe interesit jetik të shqiptarëve, beteja për të mbrojtur bandën që mban peng sistemin e drejtësisë. Në sistemin e drejtësisë që kemi shitet dhe blihet jo vetëm drejtësia, por shitet dhe blihet karriera, e çekiçi edhe toga e gjykatësit.”, tha Rama.

Sakaq, ai me vendosmëri i kthehu në mënyrë indirekte një përgjigje kreut të Kuvendit, Ilir Metës, teksa pohoi se me konsensus apo pa konsensus, Kushtetuta e njeh një konsensus; parimin e votës me 2/3. Rama u shpreh i bindur se më 21 korrik do të jenë 94 vota për të miratuar reformën në drejtësi.

“Unë vazhdoj të jem besim plotë që ne në 21 korrik do ta kalojmë reformën ën drejtësi dhe vazhdoj të jem i bindur se me konsensus dhe pa konsensus; kushtetuta ka një konsensus; vota me 2/3. Ky nuk është i vetmi konsensus. Në gjithë këtë përpjeke titanike për tu afruar qëndrimet tona, nuk ka absolutisht asnjë lëkundje në raport me atë që është themeli i reformës në drejtësi; energjia e revolucionit, që është pastrimi i shtëpisë së përbashkët nga mbeturinat e korruptuara dhe korruptuese të këtij sistemi. Pse nuk mund ta bëjmë ne skanimin e gjykatëse e prokurorëve të korruptuar? Po e para është se po të ishim të zotët do e kishim bërë me kohë. Para syve tanë për 25 vite me radhë është ushqyer për përfitimet nga dhunimi një monstër, të cilët nuk i bëjmë dot ballë vetë. Ne i bëjmë ballë në bashkëpunim me miqtë tanë ndërkombëtar. Ne jemi të bindur se vetëm me këtë bashkëpunim, me këtë mbështetje mund të na çojë ne drejt qëllimit që duam, për ndryshe e gjithë reforma ka rënë. Ne sot jemi në kushtet kur duhet ti japim jetë këtij procesi pa humbur kohë dhe jam i bindur se ky proces është jetik. Nëse reforma në drejtësi dështon ditën e enjte, ajo nuk është një paketë ligjesh që mund të rifutet kollaj në punën e parlamentit dhe mbi të gjitha do jetë një dështim i madh dhe i pamerituar për popullin shqiptar. Ato frute që do ti marrim nëse miratojmë ditën e enjte, do ti marrim vite më vonë. Nuk ka bërë vaki që nga miqtë e BE, SHBA, në të gjitha nivelet, të angazhohen kaq masivisht dhe për një kohë kaq të gjatë për të ndihmuar popupllin shqiptar për të shpëtuar nga një e keqe e madhe. Nëse do kthenim kokën pas, do shihnim operacionin e shpëtimit në vitin 1997, por ato ishin në kohë lufte, këto janë në kohë paqe.”, shtoi kryeministri.

Në mbyllje të fjalës së tij Rama shtoi se në 21 korrik luhet fati i Shqipërisë, ndërsa nuk bëhet fjalë për mandatin e tij. “Në 21 korrik luhet fati i Shqipërisë. Unë do ta mbyll dukë u thënë në sy një për një të gjithë deputetëve të PD; që të luash me fatin e Shqipërisë që në këtë farë feje vetëm se e ke hallin se si do shkojë puna e mandatit tënd është vërtet diçka; ka vetëm një emër dhe këtë emër unë e kam ruajtur ta them ditën e enjte. Jam i bindur se njësoj si unë, bashkëpunëtorë të mi, ditën e enjte do shkojnë në parlament, jo për fatin e mandatit tim, pro për fatin e Shqipërisë, Jam i bindur se kjo vetëm kjo është rruga e duhur, por kjo është rruga e vetme, Çdo kthese tjetër nuk është asgjë tjetër, përveçse ikja me bisht ndër shalë nga ato momente… Unë jam i vendosur të luftoj deri në fund për të bërë mirë i bindur që më 21 korrik do jenë 94 vota për të bërë mirë”, përfundoi Rama.

Related Articles

Nje koment

  1. Rama.SHBA,BE te sjellin urgjentisht NATO ne tirane per te bombarduar kopene ehajduterise te fashizmit te Sali Berishes dhe kopene e hajduterise te fashizmit te Ilir Metes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button