☁️
Tiranë 14°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,356 ▼ -1.53% ETH $2,326 ▼ -3.4% XRP $1.2815 ▼ -2.36% SOL $100.8200 ▼ -3.37%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama: Rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi i Ballkanit në BE plotësojnë Europën

Kryeministri Rama mori pjesë sot në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), e cila zhvillohet me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësuesve të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile nga mbarë bota.

“Nëse rindërtimi pret derisa të bjerë plumbi i fundit, atëherë do të jetë tashmë tepër vonë. Dhe pikërisht për këtë arsye jemi sot këtu. Ndërkohë, Ukraina po rindërtohet, ndërsa njëkohësisht mbron veten. Ky është kuptimi i madh i kësaj konference. Shqipëria është këtu me një bindje shumë të thjeshtë: Ukraina duhet ta sigurojë paqen me të njëjtën vendosmëri me të cilën po mbron lirinë e saj”, tha Rama në fjalën e tij.

“Nga ana tjetër, ne e shohim rindërtimin e Ukrainës dhe integrimin europian të Ballkanit Perëndimor si procese që përforcojnë njëri-tjetrin. Të dyja kanë të bëjnë me plotësimin e Europës, forcimin e qëndrueshmërisë së saj dhe uljen e cenueshmërive strategjike. Natyrisht, rindërtimi nuk është bamirësi, por strategji. Nuk bëhet fjalë vetëm për të riparuar atë që është shkatërruar, por për të ndërtuar një Ukrainë demokratike, europiane, moderne dhe të qëndrueshme, duke treguar se e gjithë Europa është e aftë ta bëjë këtë. Dhe, në përfundim të kësaj fjale të shkurtër, të cilën jam i bindur se do ta vlerësoni, Ukraina po rindërton guximin e Europës. Europa duhet të ndihmojë në rindërtimin e së ardhmes së Ukrainës”.

Konferenca synon të forcojë mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën dhe të mobilizojë investime për rindërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit. Punimet e saj do të fokusohen në sektorët më të prekur nga agresioni rus, përfshirë energjinë, infrastrukturën kritike dhe logjistikën, si dhe në forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes, të konsideruara thelbësore për procesin e rindërtimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.