☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama shkarkon Bledi Çuçin si Ministër të Brendshëm, e zëvendëson Taulant Balla

Kryeministri Edi Rama shkarkon Bledi Çuçin nga detyra e ministrit të Brendshëm.
Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i qeverisë, dy ditë pas incidentit që tronditi opinionin publik në Borizanë të Krujës. Përmes një mesazhi në Twitter, duke falenderuar Çuçin për punën korrekte, Rama zbulon se do të propozojë Taulant Ballën për emërim në detyrën e ministrit të Brendshëm.

“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim”- tha Rama.

Degradimi i situatës me dhunën e ushtruar nga fisi Rrahja ndaj banorëve të Borizanës, për shkak të konfliktit për guroren dhe mungesa e një reagimi të menjëhershëm të policisë, duket se kanë sjellë shkarkimin e Çuçit. Ndërsa Rama e ka patur më të thjesht gjetjen e një emri të besuar për zëvendësimin e tij.

Vendimi i kryeministrit vjen gjithashtu pas dorëheqjes së deputetit Rrahman Rraja dhe furtunës në Komisariatin e Krujës, ku fshehja, manipulimi i fakteve dhe dështimi për të trajtuar si duhet ngjarjen e Borizanës solli shkarkimin e të gjithë trupës policore. Më herët, në media qarkulluan informacione se policia në Krujë kishte lidhje me dhunuesit dhe 40 denoncime të bëra nga qytetarët nuk ishin marrë seriozisht, por preheshin në sirtarët e policisë.

Po ashtu, megjithëse u trokisnin në derë qytetarë të lënduar nga dhuna dhe përplasjet me familjarët e ish-deputetit Rraja, policia në vend të merrte masa i la dhunuesit të lirë me justifikimin se gurorja është me leje. Banorët e Borizanës gjithashtu u kërcënuan me arrestim dhe burg nga shefi i komisariatit të Krujës, nëse dilnin të protestonin për të bllokuar aktivitetin e gurores.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.