Rama: Shqipërisë i duhet turizëm luksoz, askush nuk më jep dot leksione për mjedisin
Gjatë një konference për shtyp me gazetarët e Bashkimit Evropian, të mbajtur këtë të martë 9 qershor, kryeministri Edi Rama u ndal tek projekti i Zvërnecit ku hodhi poshtë zërat për shitjen e ishullit të Sazanit. Rama sqaroi se në fakt bëhet fjalë për një marrëveshje në një pronë private dhe se aktualisht nuk ka ende një projekt zyrtar, por vetëm një shprehje interesi nga një kompani.
Rama u shpreh se Shqipërisë i duhet turizëm luksoz ku mori edhe shembullin e Malit të Zi. Sipas tij, turizmi luksoz mbron atë që turizmi masiv i bën vendit.
“Kjo është një pyetje legjitime dhe hap absolutisht hapësirë për një diskutim shumë të rëndësishëm. Por ajo çfarë është e gabuar, është prezumimi që një vendi i duhet të zgjedhë midis natyrës dhe zhvillimit. Vendit i duhet të gjejë në mënyrë mjaft inteligjente mënyrën që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë dhe të mos shkojnë përkundër njëra-tjetrës. Sigurisht që gjëra mjaft të pakëndshme kanë ndodhur në rrugëtimin e zhvillimit në këtë vend, por ju duhet të kuptoni që shumë prej tyre janë objektiva të pamundura për t’u ndarë nga arsyeja pse kanë ndodhur”.
“Ajo doli si vendi më i izoluar. Për 50 vjet ishim të detyruar të ishim një vend ku nuk kishte asnjë pronë private. Pra, nuk kishte asnjë formë dhe në asnjë mënyrë. Nuk kishim tituj pronësie. Nuk kishte diçka të tillë si Kadastra. Ja pse ky lavjerrës i viteve ’80 shkoi në skajin tjetër. Pamë plantacione të tëra me limone të gërmuara nga të gjithë ne si skllevër, ngaqë nuk kishim mjaftueshëm tokë të punuar. Të gjitha këto plantacione u dogjën. Shpërbëmë hekurudhat, dogjëm shkollat dhe kopshtet. Ishte një det zemërate. Dhe nuk ishte një popull barabarësh, por një popull skllevërish”.
“Ju vini këtu në Tiranë dhe shihni qytet të gjelbër, por nuk kishte gjelbërim. Çdo hapësirë e gjelbër që ju shihni ishte e zënë. Kishim kohën kur mund të merrnim lejen për pushimet dhe rrinim në kabina si ushtarët. Ndërtimet e asaj kohe ishin të shëmtuara. Shumë pisha u prenë për të ndërtuar. Ishte gabimi i një momenti në histori ku nuk dinim të kërkonim më shumë”.
“Shihni Malin e Zi. Mali i Zi nuk ka bujqësi. Shumica e malazezëve atë që konsumojnë e marrin nga rajoni. Nuk kanë gjë tjetër përveç turizmit. Si ndodh që prej vitesh ata kanë paga më të larta në rajon? Sepse e sollën turizmin në turizëm të luksit. Ajo çfarë sjell një turist në një resort luksoz është më shumë për të ardhurat e vendit. Turizmi luksoz është ai që e mbron një vend nga ajo që mund t’i sjellë një turizëm masiv. Na duhet të kemi turizëm luksoz për të ulur trysninë që turizmi masiv ka”, u shpreh Kryeministri Rama.
Gjithashtu Rama u shpreh se qeveria e tij ka bërë shumë për mjedisin, teksa bëri dhe një krahasim se si ishte vendi më përpara dhe si është sot, sa i përket zonave të mbrojtura dhe mjedisit.
“Kur ne morëm qeverinë atje nuk kishte flamingo. Ne bëmë shumë për jetën tonë të egër për shkak të gjuetisë së paligjshme. Shihni nga pamjet satelitore ku ishte vendi më përpara e ku është sot. Askush nuk mund të më japë mua apo neve leksione për mjedisin. Sepse ne krijuam të parët regjistrin për zonat e mbrojtura. Sot kemi rreth 25% të zonave të mbrojtura”, tha Rama.
/tvklan.al




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.