Politika
Rama tallet me Dash Shehin: Sa gdhihet e nis ditën me pilaf e raki, dhe pastaj thotë nuk e duam Turqinë
Në replikat e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka thumbuar deputetin Dashamir Shehi, që pak ditë më parë u shpreh kundër investimeve turke në Shqipëri.
“Dëgjova njërin nga opozita që thoshte se nuk e duam Turqinë.
Ai kur gdhihet ha pilaf dhe pi raki.
Në drekë e fillon me plenc.
Në aksham ha groshë.
Tapë gjithë ditën
Fshin buzët me peshqir dhe thotë jemi europianë, nuk e duam Turqinë.
Dhe pastaj thotë në jemi europianë, nuk e duam Turqinë.
Këta jeni ju, pilaf e grosh”, tha Rama.
Atij iu përgjigj Berisha, që tha:
“Ti dole dhe u talle me Dashamir Shehin.
Ai kthen ndonjë gotë, por më mirë të kthesh ndonjë gotë, sesa vizat e kokainë që thith ti.
E ktheve vendin në hambar të drogës dhe në Kolumbinë e Europës