☁️
Tiranë 15°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.60 ▲0.34%
ARI 4,843 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $74,726 ▲ +0.35% ETH $2,353 ▲ +1.04% XRP $1.3976 ▲ +2.67% SOL $84.8400 ▲ +1.34%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.60 ▲0.34 % ARI 4,843 ▲0.39 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.60 ▲0.34 % ARI 4,843 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama: Vijojmë me projektet e Rilindjes Urbane për të zhvilluar ekonominë

Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmë në Vlorë, ku ishte i pranishem edhe  Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit, Johannes Hahn, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të konkursit për veprat e artit që do të vendosen përgjatë Lungomares, një projekt me vlerë 15 milionë euro, i bashkëfinancuar nga BE, se Lungomare është një punë e përbashkët, një vepër që do të kishte qenë e pamundur pa mbështetjen e BE-së. Lungomare, tha ai, do të shtrihet si në krahun jugor me një fazë tjetër relativisht të vogël në përmasë, deri te tuneli i Ujit të Ftohtë, ashtu edhe në krahun perëndimor, me fazën e dytë të rëndësishme deri në fund të Pyllit të Sodës.

“Të dyja këto segmente, ne do t’i nisim menjëherë, duke filluar vitin e ardhshëm, ashtu sikurse edhe Bulevardin e Ri, që do të sjellë një transformim po kaq të madh përgjatë gjithë trupit të qytetit. Qendra historike e Vlorës do t’i japë qytetit mundësinë për të shfaqur një pjesë të rëndësishme të identitetit të vetë”, tha Rama.

Kryeministri foli po ashtu edhe për transformimin e aksit Radhimë-Orikum, si dhe ndërhyrjen për vijën bregdetare të Orikumit. “Ne jemi në diskutim për të finalizuar edhe projektin e rrugës nga Orikumi përmes Llogarasë deri poshtë në Himarë, për të cilën po diskutojmë dy variante; variantin e transformimit të rrugës ekzistuese dhe ndërtimin e një aksi pjesërisht të ri me tunelin në Llogara. Kjo është në diskutim”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, “kjo është vetëm një pjesë e vogël, nga afro 500 projekte në kuadër të Rilindjes Urbane, që do të vazhdojnë edhe gjatë këtij 4-vjeçari, duke u shtrirë më thellë në zonat periferike dhe zonat rurale”. Rilindja Urbane, tha Rama, është një program që nuk vjen për të zbukuruar, por për të nxitur ekonominë, turizmin, punësimin dhe patjetër edhe një zhvillim social të zonave”.

Për të ilustruar impaktin e projekteve të Rilindjes Urbane, kryeministri solli si  shembull rritjen e ndjeshme të vlerës së pasurive të patundshme në zonat ku zbatohen këto projekte. Këto investime, tha Rama, influencojnë drejtpërdrejt në jetën e komuniteteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.