☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.31 ▲0.03%
ARI 4,815 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,857 ▲ +0.96% ETH $2,364 ▲ +2.2% XRP $1.3893 ▲ +2.4% SOL $84.8900 ▲ +1.69%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.31 ▲0.03 % ARI 4,815 ▼0.72 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.31 ▲0.03 % ARI 4,815 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Rama vijon takimet me fermerët: Flotë të re makinerish për bujqit

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të martë takimet me fermerët, duke u ndalur këtë herë në Lezhë.

Në fjalën e tij para të pranishëmve, Rama është shprehur i vetëdijshëm për problemet të cilat ata hasin, por ka premtuar angazhimin serioz të qeverisë së tij për zgjidhjen e tyre.

“Kjo zonë është provë rrënqethëse se si fshati ishte braktisur. Këtu kanë ndodhur vetëm dëme me bagëtitë dhe prodhimin. Por ne i kemi adresuar këto çështje këtu duke rritur me mijëra hektarë sipërfaqen e tokës së punueshme”, ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë ka bërë me dije se po punohet për të ndërtuar një flotë të re makinerish, e cila do të jetë në dispozicion të shtetit dhe pushtetit vendor.

“Duhet që problemi i kanaleve ujitëse dhe kulluese të mos ekzistojë më, por të zgjidhet përgjithmonë”, ka vijuar Rama. “Gjithashtu duam të krijojmë një linjë të re financimi për fshatin, e garantuar nga shteti”, ka shtuar ai.

Kryeministri ka prekur edhe çështjen e ligjit për agro-turizmin, të cilën e ka cilësuar “një hallkë të munguar në legjislacion që ka të bëjë me bujqësinë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.