🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,695 ▲0.32%
DOW 51,156 ▼0.38%
NASDAQ 27,021 ▲0.83%
NAFTA 90.85 ▲1.64%
ARI 4,185 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,821 ▲ +0.19% ETH $2,674 ▼ -0.81% XRP $1.4913 ▼ -0.65% SOL $118.4000 ▼ -0.68%
S&P 500 7,695 ▲0.32 % DOW 51,156 ▼0.38 % NASDAQ 27,021 ▲0.83 % NAFTA 90.85 ▲1.64 % ARI 4,185 ▲0.12 % S&P 500 7,695 ▲0.32 % DOW 51,156 ▼0.38 % NASDAQ 27,021 ▲0.83 % NAFTA 90.85 ▲1.64 % ARI 4,185 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Kosova

Ramadani denoncon përzgjedhjen për Bordin e ZRRE-së: Qeveria nuk përzgjodhi kandidatët më të mirë, më të pikëzuarit mbetën jashtë

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën se si Qeveria ka përzgjedhur kandidatët për anëtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Ramadani thotë se ndonëse procesi i konkursit ka përfshirë vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve sipas pikëve të fituara, Qeveria nuk ka propozuar kandidatët me rezultatet më të larta.

Sipas tij, konkursi për anëtarë të ZRRE-së është shpallur më 28 prill 2026 nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ndërsa më 10 korrik është themeluar Komisioni Rekomandues ad hoc.

Ai thekson se më 17 dhe 18 gusht, Komisioni ka renditur kandidatët sipas pikëve të fituara në intervistë.

“Por, më të mirët në poentim nuk propozohen për Bordin e ZRRE-së, por më të dobëtit”, ka deklaruar Ramadani.

Sipas tij, kandidatët e renditur në vendin e parë, të tretë, të katërt, të gjashtë dhe të shtatë nuk janë propozuar nga Qeveria, ndërsa janë propozuar kandidatët e renditur në vendet e dyta, të pesta, të teta dhe të nënta.

Ramadani e ka cilësuar këtë si shkelje të meritokracisë, duke ngritur pikëpyetje mbi vlerën e vetë procesit të konkursit.

“Kjo i bie që konkursi nuk ka vlerë në këtë pushtet. Meritokracia është shkelur brutalisht!”, ka shkruar ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.