Bota

Samiti G7 në Japoni, marrëveshje për partneritet ekonomik

Japonia dhe shtetet G7 anëtare të BE-së u dakorduan për Marrëveshjen për Partneritet Ekonomik.

Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe deklaroi se kanë arritur marrëveshje që brenda vitit 2016 me Francën, Gjermaninë dhe Italinë të nënshkruhet Marrëveshje për Partneritet Ekonomik/Marrëveshje për Tregti të Lirë.

Në konferencën për media në Ise-Shima ku po organizohet Samiti G7, Abe bëri të ditur se kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët.

Duke theksuar se këtë vit synojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje të gjerë, të një shkalle të lartë dhe të drejtë, Abe njoftoi se ua ka përcjellur instruksionet negociuesve të palëve në lidhe me çështjen në fjalë.

Sipas tij, marrëveshja e cila do të nënshkruhet nuk duhet të mjaftohet duke u sjellur dobi vetëm dy palëve, por duhet të ketë kuptimin e një rritjeje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme për ekonominë globale. Ai shtoi do të vazhdojnë të jenë në bashkëpunim me liderët e G7-ës në lidhje me synimet në fjalë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button