☁️
Tiranë 28°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 96.35 ▲2.76%
ARI 4,481 ▼0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,860 ▼ -3.25% ETH $1,868 ▼ -5.35% XRP $1.2316 ▼ -2.35% SOL $74.8600 ▼ -5.11%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.35 ▲2.76 % ARI 4,481 ▼0.87 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.35 ▲2.76 % ARI 4,481 ▼0.87 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Politika

Raporti i SIGMA/OECD, Rama: Agjencia e Informimit vlerësohet për rolin e saj, faktet flasin vetë

Kryeministri i Edi Rama ka reaguar në platformën “X” lidhur me raportin e SIGMA/OECD për koordinimin e komunikimit qeveritar, duke vlerësuar gjetjet e tij mbi rolin e Agjencisë së Medias dhe Informimit.

Në reagimin e tij, Rama thekson se Agjencia e Medias dhe Informimit (MIA) është vlerësuar për funksionimin e saj në shërbim të mediave dhe publikut, sipas standardeve të raportit ndërkombëtar.

“Deri dje e bombarduan dhe përbaltën nga të katër anët… por e vërteta qenkesh ndryshe”, shkruan Rama, duke iu referuar kritikave që sipas tij janë bërë ndaj këtij institucioni.

Kreu i qeverisë shton se raporti i SIGMA/OECD, i cili sipas tij bazohet në analiza profesionale dhe vlerësime objektive, konfirmon rolin pozitiv të Agjencisë në komunikimin qeveritar dhe në shërbimin ndaj publikut.

“Ky raport nuk është opinion politik, por një vlerësim institucional ndërkombëtar”, shkruan Rama, duke theksuar rëndësinë e metodologjisë së përdorur nga organizata.

Në përfundim të reagimit të tij, Kryeministri ka uruar stafin e Agjencisë së Medias dhe Informimit për vlerësimin e marrë, duke shtuar se “e vërteta vonon, por nuk harron”.

Reagimi i plotë:

Deri dje e bombarduan dhe përbaltën nga të katër anët, ca nga brenda e ca nga jashtë, duke vënë kujën e duke harxhuar bojë kot, për raportet e tyre të pavarura jo vetëm nga qeveria, po edhe nga faktet… Por ja që e vërteta qenkesh ndryshe, shumë ndryshe, sepse kjo Agjencia për Media dhe Informim e qeverisë, e pagëzuar në lindjen e saj me bombat e me baltën e pushtetit të katërt, luaka një rol krejt tjetër, e na qenka në shërbim cilësor të mediave dhe të publikut natyrisht.

Dhe këtë nuk po e them më unë. Nuk e thotë as qeveria e një vendi që targetohet rëndom dhe jo rrallë fare kuturu, për lirinë e shtypit. Këtë e thotë raporti i SIGMA-OECD, një ndër ato burime institucionale ndërkombëtare, reputacioni i fortë i të cilave është krijuar mbi respektin për faktet, jo mbi perceptimet, mbi analiza profesionale, jo mbi paragjykime arbitrare, mbi vlerësime objektive të të vërtetave, jo mbi amplifikime subjektive të gjysëm të vërtetave!

Urime MIA-s (Media and Information Agency) dhe përgëzime të gjithë skuadrës së saj, për këtë vlerësim të stërmerituar. E vërteta vonon, po nuk harron.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.