Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 95.75 ▲2.12%
ARI 4,491 ▼0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,031 ▼ -3.43% ETH $1,878 ▼ -5.05% XRP $1.2358 ▼ -1.97% SOL $75.0700 ▼ -4.83%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.75 ▲2.12 % ARI 4,491 ▼0.63 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.75 ▲2.12 % ARI 4,491 ▼0.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Kronika

Raporti i SPAK për vitin 2022, Dumani: Katër ish zyrtarë të nivelit të lartë të dënuar nga GJKKO

Dumani:  Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme janë dhënë 4 vendime dënimi nga Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit për ish zyrtarë të nivelit të lartë. Ndërkohë 2020-2022 janë hetuar 24 procedime penale me 25 persona në hetim ndaj ish zyrtarëve të nivelit të lartë, ndër këto janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim, pjesa tjetër janë ende nën hetim, 8 procedime penale me 8 të pandehur ish gjyqtarë, 3 procedime penale me tre të pandehur ish prokurorë, 1 procedim penal për dy të pandehur ish deputetë, 1 procedim penal me të pandehur ish zv. ministër, një procedim penal me të pandehur anëtar të KPK-së, 4 procedime penale me katër të pandehur ish kryetarë bashkie.

Gjatë fjalës së tij, Dumani theksoi se është rritur aksesi i Prokurorisë së Posaçme në databaza, ndërkohë po krijohet një sistem i brendshëm  për menaxhimin e informacionit.

Dumani: Ka një regjistër të dhënash për procedimet penale, po përgatitet rregullorja për sistemin e vlerësimit për oficerët e BKH-së. Në 122 procedime penale janë, rritje pozitive në procedime, 2022 pjesën më të madhe është proceduar përgjimi, 1023 pajisje fundore. Një e dhënë e rëndësishme është rritur gama e databaseve, ku SPAK ka akses të drejtpërdrejtë. Kjo është një arritje sepse ne e dimë se sa e dobishme është përshtatja në mënyrë të shpejtë. Po krijon një sistem të brendshëm të menaxhimit, për menaxhimin e informacionit në mënyrë sa më të shpejtë.

Grupet e organizuar kriminale në fushën e narkotikëve kanë sofistikuar veprimtarinë e tyre dhe kanë arritur të kenë më shumë kontaktet me vendet e origjinës dhe kanabisit dhe kokainës. Kështu u shpreh sot kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për ecurinë e Prokurorisë së Posaçme në vitin 2022. SPAK ka shtuar hetimet, në bashkëpunim me institucionet e sigurisë bë botë, u shpreh Dumani.

“SPAK i ka kushtuar vëmendje vepra penale në fushën e narkotikëve. Vihet një re një rritje e sofistikijmit të grupeve penale dhe ndërveprimi i tyre. Grupet e strukturuara kriminale në Shqipëri konsiderohen nga ndërkombëtarët si grupe me ndikim në tregjet financiare botërore.

Këto grupe kanë arritur të kenë qasje të drejtpërdrejt me vendet e origjinës së kanabisit dhe kokainës. Ka një rritje të hetimeve të shtrira jashtë vendit. Është rritur numri i hetimeve dhe është zgjeruar harta e bashkëpunimeve”.

Në raportin e tij, prezantuar në Komisionin e Ligjeve, Dumani tha se është rritur dhe numri i hetimeve pasurore.

“Tashmë, kryhet edhe hetimi pasuror, në përfundim të të cilit evidentohet cili rast do të aplikohet. Kemi një rritje të numrit të sekuestrimeve dhe konfiskimeve. Janë paraqitur 10 kërkesa për hetime pasurie gjatë 2022 dhe janë konfiskuar katër subjekte”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.