Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 96.36 ▲2.77%
ARI 4,473 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,964 ▼ -3.82% ETH $1,879 ▼ -4.86% XRP $1.2419 ▼ -1.66% SOL $74.9900 ▼ -5.59%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.36 ▲2.77 % ARI 4,473 ▼1.05 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.36 ▲2.77 % ARI 4,473 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Kronika

Raporti, nga lider në rajon, puna online nuk po tërheq më të rinjtë në Shqipëri

Pas pandemisë të punuarit online u kthye në një trend, i cili kursente kohë si dhe të siguronte të ardhura të mira. Por shifrat kanë ndryshuar në vitet e fundit. Tani më Shqipëria po përballet tashmë me rënien më të madhe të numrit të freelancerëve në rajon.

Të dhënat e raportit të European Training Foundation (ETF), Online Labour Index dhe Gigmetar tregojnë se puna freelance online në Shqipëri u rrit me ritme të shpejta mes viteve 2020-2022, por gjatë vitit 2024 nisi tkurrja e tregut.

Sipas ETF, Shqipëria ishte ndër 10 vendet e para në botë për numrin e freelancerëve për frymë në platformat online që në vitin 2018. Të rinjtë në vendin tonë gjetën hapsirë për të shfaqur aftësite e tyre teknologjike, duke u angazhuar në programim, zhvillim softëare, dizajn grafik, multimedia, marketing digjital dhe shërbime IT.

Sipas të dhënave, në shkurt të vitit 2021 Shqipëria kishte rreth 2,205 freelancerë online të identifikuar në platformat kryesore. Vetëm pak muaj më vonë, në gusht 2021, numri u rrit në 2,810, ndërsa kulmin e arriti në 4,522 freelancerë. Raportet evidentojnë se gjatë periudhës së pandemisë dhe menjëherë pas saj, numri i punëtorëve online në Shqipëri pothuajse u dyfishua, me një rritje prej mbi 63%.

Në vitin 2022 gratë përbënin rreth 41.4% të fuqisë freelance, një nga nivelet më të larta në rajon. Por në vitin 2024, Shqipëria regjistroi rënien më të madhe të numrit të freelancerëve online në rajon. Numri i punëtorëve online ra me rreth 15%, ndërsa vendi humbi 44 freelancerë për çdo 100 mijë banorë, rënia më e lartë në Ballkanin Perëndimor.

Faktori kryesorë është konkurrenca, ku punëtorët shqiptarë përballen me oferta më të lira nga Azia dhe Afrika. Shumë kompani rikthyen punën fizike në zyra, si dhe ndër problemet më kryesore ne vendin tonë mbetet informaliteti i lartë. Raporti nxjerr në pah se mbi 40% e punësimit në Shqipëri është informal, ndërsa freelancerët shpesh punojnë pa sigurime shoqërore, pa mbrojtje ligjore dhe me të ardhura të paqëndrueshme.

Tani më sfida mbetet nëse vendi do të arrijë ta formalizojë dhe ta mbështesë këtë treg, apo nëse rënia e viteve të fundit do të vazhdojë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.