Kryen veprime të kundraligjshme në protestë, policia nis hetimin ndaj 24 personave, vendos 28 gjoba
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 24 shtetas për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet.
Sipas njoftimit Policisë, gjatë protestës janë dëmtuar edhe dy punonjës policie. Ndërkohë, në zbatim të Aktit Normativ janë plotësuar gjobitur edhe 28 protestues procesverbale për kundërvajtje administrative gjatë 48 orëve të fundit.
Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjeve dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Tiranë/Procedohen penalisht 24 shtetas për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të djeshëm.
Gjithashtu, gjatë 48 orëve të fundit, vendosen 28 masa administrative në bazë të Aktit Normativ.
Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 2 punonjës policie.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga shërbimet e Policisë së Tiranës, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë tubimit të zhvilluar dje, u proceduan penalisht 24 shtetas.
Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 28 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë 48 orëve të fundit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në to, si dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.