☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,696 ▲0.94%
DOW 52,401 ▲0.36%
NASDAQ 26,288 ▲1.28%
NAFTA 101.77 ▼1.45%
ARI 4,032 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,814 ▲ +0.16% ETH $2,343 ▼ -0.22% XRP $1.3056 ▲ +0.32% SOL $102.5300 ▲ +0.76%
S&P 500 7,696 ▲0.94 % DOW 52,401 ▲0.36 % NASDAQ 26,288 ▲1.28 % NAFTA 101.77 ▼1.45 % ARI 4,032 ▲0.61 % S&P 500 7,696 ▲0.94 % DOW 52,401 ▲0.36 % NASDAQ 26,288 ▲1.28 % NAFTA 101.77 ▼1.45 % ARI 4,032 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kosova

​RCC ndan çmimet për gratë sipërmarrëse në Ballkan, Flandra Marmullaku në mesin e fitueseve

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka shpallur fitueset e çmimit “Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2026” për Gjashtëshen e Ballkanit Perëndimor, në një ceremoni të mbajtur në Sarajevë.

Nga rreth 180 nominime të pranuara nga i gjithë rajoni, u përzgjodhën gjashtë gra sipërmarrëse që u vlerësuan për inovacionin, kreativitetin, qëndrueshmërinë dhe kontributin në zhvillimin ekonomik të komuniteteve të tyre.

Fitueset e këtij viti janë: Jori Vila, Tamara Đurić, Flandra Marmullaku, Aleksandra Simoni, Marija Kukunoska dhe Željana Vulović.

Nga Kosova, Flandra Marmullaku, themeluese e Data4X, u shpall Sipërmarrësja në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK).

Ajo u vlerësua për zhvillimin e zgjidhjeve të bazuara në inteligjencën artificiale dhe analiza të të dhënave, që ndihmojnë bizneset në transformimin digjital dhe marrjen e vendimeve të bazuara në dëshmi.

Ceremonia u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanoviç, i cili theksoi se gratë sipërmarrëse nuk kërkojnë trajtim të veçantë, por qasje të barabartë në financim, tregje, rrjete dhe njohje për vlerën që krijojnë.

“Sipërmarrja e grave nuk është një agjendë dytësore; ajo është një agjendë e konkurrueshmërisë”, tha Kapetanoviç, duke riafirmuar përkushtimin e RCC-së për mbështetjen e bizneseve të udhëhequra nga gratë në Ballkanin Perëndimor.

Nisma “Gratë Sipërmarrëse të Vitit”, e lansuar në vitin 2022 në kuadër të Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal, synon të rrisë dukshmërinë e grave në biznes, të promovojë histori suksesi, të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe të mbështesë pjesëmarrjen e tyre në tranzicionin e gjelbër dhe atë digjital.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u organizua në prag të Forumit për Barazi Gjinore në kuadër të Procesit të Berlinit, duke vënë në pah rëndësinë e fuqizimit ekonomik të grave dhe zhvillimit gjithëpërfshirës në rajon. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.