Reagon Berisha: DASH hoqi ‘non gratën’ ndaj meje dhe familjarëve të mi
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka një tjetër reagim sa i takon heqjes së “non gratës” nga Shtetet e Bashkuara. Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se Departamenti Amerikan i Shtetit, e ka hequr atë sanksion për të dhe familjarët e tij, duke e cilësuar një korrigjim të një vendimi të padrejtë të marrë më herët.
Falenderon administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe Sekretarin Marco Rubio.
Me këtë rast, dua të falënderoj administratën e Presidentit Trump dhe Sekretarin Rubio për korrigjimin e këtij vendimi të padrejtë, i cili ishte i bazuar fund e krye në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe mentorit të tij, George Soros.
Unë falënderoj gjithashtu familjen time, miqtë e mi shqiptar dhe të huaj, bashkëpunëtorët e mi, anëtarët dhe mbështetësit e PD-së për solidaritetin dhe mbështetjen e tyre të tejet të çmuar, të cilën e dëshmuan ndaj meje në sagen time për të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor.
Mirënjohje të veçantë dua t’u shpreh sot mbi gjysmë milioni qytetarëve shqiptarë, të cilët, në kushtet tejet të vështira të një autokracie elektorale dhe një narkoregjimi, votuan për mua dhe Partinë Demokratike.
Duke përfunduar, ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të vazhdojmë pa rreshtur përpjekjet tona për rikthimin e votës së lirë dhe të ardhmes së merituar të qytetarëve shqiptarë”, shkruan Berisha.
Ky vendim mjaft i rëndësishëm për kreun e demokratëve u komunikua një ditë më parë.
“Ajo që mund t’ju them ju dhe çdo shqiptari, u tha në Parlamentin e Shqipërisë, u ktheva! I kam të gjitha! Derisa jam këtu do të thotë se kam pasur komunikim zyrtar! E gjitha çka mund të them është unë u ktheva. Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non grata”, deklaroi me bindje ish-kryeministri në prononcimin e tij të parë mbi lajmin. “Kam patur një sanksion, vizën”, shtoi ai, duke theksuar se termin ‘non grata’ e shpikën kundërshtarët e tij politikë.
Ky sanksion ndaj Berishës dhe familjarëve të tij ishtë vënë më 19 maj të vitit 2021. Asokohe, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e komunikoi ‘non gratën’ duke argumentuar se Berisha ishte përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike. Akuza, që kreu i demokratëve i ka mohuar vazhdimisht…




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.