☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 24 April 2026
S&P 500 7,142 ▲0.47%
DOW 49,126 ▼0.37%
NASDAQ 24,712 ▲1.12%
NAFTA 95.56 ▼0.3%
ARI 4,739 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998 EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998
₿ CRYPTO
BTC $77,737 ▼ -0.43% ETH $2,309 ▼ -0.84% XRP $1.4316 ▲ +0.4% SOL $85.8000 ▼ -0.04%
S&P 500 7,142 ▲0.47 % DOW 49,126 ▼0.37 % NASDAQ 24,712 ▲1.12 % NAFTA 95.56 ▼0.3 % ARI 4,739 ▲0.32 % S&P 500 7,142 ▲0.47 % DOW 49,126 ▼0.37 % NASDAQ 24,712 ▲1.12 % NAFTA 95.56 ▼0.3 % ARI 4,739 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998 EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998
24 Apr 2026
Breaking
Sporti

Real “del nga tuneli”, “Los Blancos” rikthehen te fitorja e afrohen përkohësisht me kreun

Real Madrid rikthehet te fitorja në kampionat pasi fitoi 2-1 kundër Alaves, në sfidën e vlefshme për raundin e 33 të La Ligës. Sulmuesit kryesorë të ekipit të Arbeloas gjetën golin : Fillimisht Kylian Mbappé në minutën e 30-të, goli i tij i 24-të në ligë, dhe Vinicius në të 50-tin, me brazilianin që mbylli […]

Real Madrid rikthehet te fitorja në kampionat pasi fitoi 2-1 kundër Alaves, në sfidën e vlefshme për raundin e 33 të La Ligës. Sulmuesit kryesorë të ekipit të Arbeloas gjetën golin : Fillimisht Kylian Mbappé në minutën e 30-të, goli i tij i 24-të në ligë, dhe Vinicius në të 50-tin, me brazilianin që mbylli llogaritë e sfidës. Real Madridi kështu i afrohet përkohësisht Barcelonës në 6 pikë.

“Los Blancos” e nisën ndeshjen me dominim dhe arritën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 30-të. Arda Guler shërbeu për Kylian Mbappe, i cili goditi nga jashtë zone dhe, pas një devijimi, topi përfundoi në rrjetë për 1-0. Skuadra madrilene krijoi edhe raste të tjera në pjesën e parë, me Mbappé pranë golit dhe Eder Militao që goditi traversën nga një distancë shumë e afërt. Në anën tjetër, Alaves ishte shumë pranë barazimit në fundin e pjesës së parë, por Andriy Lunin u shfaq vendimtar me pritje spektakolare ndaj Toni Martinez, ndërsa sulmuesi goditi edhe shtyllën në të njëjtin aksion.

Në pjesën e dytë, Real Madridi dyfishoi epërsinë në minutën e 50-të. Federico Valverde asistoi për Vinicius Junior, i cili realizoi një gol të bukur nga distanca duke e dërguar topin në këndin e poshtëm për 2-0. Megjithatë, edhe Alaves pati momentet e tij. Antonio Sivera bëri disa pritje të rëndësishme, ndërsa në minutat e fundit Victor Parada goditi shtyllën me kokë pas një krosimi të saktë, duke humbur një mundësi të artë për të ngushtuar diferencën. Deri në fund, mysafirët ia dolën të realizojnë me anë të Toni Martinez për të ngushtuar shifrat në 2-1, por nuk arritën ta evitojnë humbjen. Pas kësaj fitoreje, Real Madridi ngjitet në kuotën e 73 pikëve, duke mbetur gjashtë pikë prapa liderit Barcelona, që ka 79 pikë, por edhe një ndeshje më pak.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.